• |
ide | kryesore

Studimi/ Kαnαbisi rrit kënaqësinë seksuαle tek gratë

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
gratë



Efektet relaksuese të kαnαbisit mund të rrisin dëshirën duke përmirësuar funksionimin seksuαl dhe kënaqësinë, veçanërisht tek gratë. Kjo është ajo që doli nga një hulumtim i koordinuar nga seksologiα Amanda Moser i botuar në “Journal of Cαnnαbis Research”. Sipas saj marihuαnα mund të jetë çelësi që gratë të arrijnë orgazma të shumta.

Studiuesit anketuan më shumë se 800 njerëz të moshës nga 18 në 85 vjeç në lidhje me përdorimin e kαnαbisit dhe efektet e tij në shije dhe prekje, por edhe në kënaqësinë seksuαle. Rezultatet treguan kënaqësi më të lartë seksuαle, pavarësisht nga mosha apo gjinia tek personat që kishin një përdorim të butë të lëndën nαrkotike.

Mbi 70% e të anketuarve raportuan se përdorimi i kanabisit para seksit rriti dëshirën dhe intensitetin e orgazmës, ndërsa 62.5% thanë se kanabisi rrit kënaqësinë edhe gjatë masturbimit. Studimi zbuloi gjithashtu se marihuana ka efekte më të mëdha në kënaqësinë seksuale tek femrat.

“Gratë mund të kenë më shumë gjasë të përjetojnë orgazëm kur përdorin kanabis para marrëdhënieve seksuale” – shkruan raportiMë shumë se 70% e të intervistuarve deklaruan gjithashtu se marrja e kanabisit përmirësoi shqisat e shijes dhe prekjes. Këto janë dy shqisa të përdorura gjerësisht gjatë marrëdhënieve seksuale të cilat mund të rrisin funksionimin dhe kënaqësinë e përgjithshme seksuale.

Sondazhi nxori në dritë edhe një fakt që bie ndesh me trendin e studimeve të mëparshme. Nga të dhënat, kanabisi nuk pengon aftësinë e meshkujve për të arritur dhe mbajtur një ereksion. “Megjithatë paragjykimi shoqëror mund të ketë penguar njerëzit që iu përgjigjën pyetjeve të raportojnë probleme me ereksionin” – thuhet në raport.

Në rezultatet e studimit thuhet se përdorimi i marijuanës mund të ketë ndikim edhe në trajtimin e mosfunksionimeve seksuale. “Relaksimi i muskujve dhe rritja e funksionimit seksual që rezulton nga përdorimi i kanabisit mund të ndihmojë gratë që vuajnë nga vaginizmi ose patologji të tjera, si dhe gratë me dëshirë të reduktuar seksuale”, – tha seksologia Moser. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Kanaboisi te shkaterron trupin dhe trurin dhe gjithe ato femra qe pijne kanabis i nxjerrin femijet debilla ose autik sic jane ketu ne amerike

    1. jo debila se debila jane ata te putini, ne amerik i gjujne babes me thike, per nje kikirik me muzik o muzhik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *