• |
ide | kryesore

Valencia në prag të rënies nga La Liga: Gattuso dorëhiqet, me miratimin e klubit

-Instant, Sport
Gattuso



Tani është zyrtare, Gennaro Gattuso nuk është më trajner i Valencias. Humbja e fundit ndaj Valladolid dhe me vetëm një pikë të fituar në katër ndeshjet e fundit, kanë qenë fatale për italianin. Aventura e tij në Spanjë nuk ishte ajo që edhe vetë Gattuso priste: vetëm 7 fitore në 22 ndeshje në pankinën valenciane. Ish-trajneri i Milan dhe Napoli e sheh skuadrën e tij të jetë në pragun e zonës së rënies. Valencia ka vetëm një pikë avantazh ndaj Cadiz, i treti nga fundi. Siç komunikohet nga Valencia në një shënim zyrtar, divorci me trajnerin italian ka qenë konsensual.

Lexo më tej: Atë që nuk e bën Valencia e bën Gattuso: gjesti i bukur për festa vlerësohet nga media spanjolle

KOMUNIKATA

“Valencia CF njofton se të hënën më 30 janar klubi dhe trajneri i ekipit të parë, Gennaro Gattuso, ranë dakord reciprokisht për të ndërprerë marrëdhënien kontraktuale. Klubi falënderon trajnerin për angazhimin dhe punën e bërë në këto muaj në krye të ekipit të parë dhe i uron suksese në të ardhmen. Skuadra do të rikthehet në stërvitje të martën më 31 janar, nën urdhrat e ‘Voro’ González”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *