• |
ide | kryesore

Vijon operacioni “Fijet”, hiqen 9 kamera të tjera në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka shkuar në 48 numri i kamerave të çmontuara ne qarkun e Korçes. 9 te tilla janë hequr vetëm sot. Ndërkohë është 14 numri i shtetasve ndaj të cilëve policia ka filluar hetime të thelluara. Kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe në qytete të tjera të vendit dhe nga informacionet e policisë, këto të fundit administroheshin nga grupe të ndryshme kriminale për mbikëqyrje të territorit.

Njoftimi i Policise:

Shkon në 48 numri i kamerave të çmontuara dhe në 14 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara. Policia e Korçës çmontoi së fundi, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 5 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Më herët, më 28 janar, Policia e Korçës çmontoi 39 kamera dhe inicioi hetimet për 9 shtetas të tjerë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në lagje dhe fshatra të qytetit të Pogradecit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. Gjatë fazës së nëntë në nivel kombëtar, të këtij plani operacional, në lagjet nr. 1 dhe 3, Pogradec, si dhe në fshatin Buçimas, janë çmontuar 9 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit M. L., I. B., A. P., B. B. dhe P. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *