• |
ide | kryesore

Vräu gruan dhe vëllanë, lihet në burg Xhevit Sinani (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata ka lënë në burg Xhevit Sinanin, i cili pasditen e së premtes në fshatin Tërvol Gramsh vrau gruan dhe vëllain. Autori Xhevit Sinani dyshonte se i vëllai, Shaqir Sinani i ngacmonte gruan, Zeqine Sinani. Ndërkohë ai ka qenë i paqartë me deklaratat gjatë seancës. Kjo pasi ai ka thënë se nuk ka vrarë njeri. Sipas avokatit ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

IMG_0469

Kujtojmë se 80-vjeçari Xhevat Sinani kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat. Ai ishte larguar së bashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit. Ndërsa vëllai i tij 72-vjeçari Shaqir Sinani jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë. Të premten, 80-vjeçari ka kryer krimin e rëndë, ku vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë. Pasi i ka vrarë mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.



1 Comment

  1. Ne ate moshe qe ka i pandehuri me shume gjasa vuan prej semundjeve neuro degjeneruese te cilat ia shkaterrojne trurin si (Alzheimer, dementia etj). Prandaj ai nuk mban mend ose nuk eshte hic i kthjellet. Keta njerez duhen ndjekur me terapi nga neurolog te specializuar. Mbajtja ne burg nuk e zgjidh fare problemin. Ne vitet ne vazhdim do te degjojme shume raste te tilla pasi mosha mesatare e popullsise ne Shqiperi eshte duke u rritur, ndersa sherbimi shendetesor eshte duke u perkeqesuar. Keqardhje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *