• |
ide | kryesore

17 mijë persona me grip/ Eksperti zbërthen sëmundjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
grip



Zyrtarisht në vendin tonë janë rreth 17 mijë persona të prekur me grip. Mjeku specialist pranë ISHP, Artan Simaku, u shpreh se në të gjithë hartën gjeografike të vendit janë duke qarkulluar një sërë virozash, si AH1N1, AH3, VIRUSI B, RSV dhe COVID 19.

Sipas mjekut përhapja është me një intesitet mesatar dhe jemi ende larg kalimit në epidemi të gripit.

Të gjitha grupmoshat janë të prekura dhe për të minimizuar përhapjen, mjeku Simaku sugjeron aplikimin e vaksinës së grupit, sidomos për personat mbi 65 vjeç, që janë dhe më të riskuarit.

Aktualisht jemi në pikun e gripit që pritet të zgjasë deri në fillim të muajit shkurt. Kjo për shkak edhe të parashikimit të temperaturave të ulta. Sipas specialisteve, kjo temperaturë favorizon përhapjen e virozave.



1 Comment

  1. Ku jane pipero, bino, brataj, fico, rakacollja e gjithe kompania e dallkaukeve qe mender na cane gajden per 100 e deri 300 raste ne dite me covid-iotllekun e qelbur.
    E kuptoni o njerez qe krisma ka pasur… por ato kane qene shume larg. Dhe opaaaa:
    – Pipero me kliniken e tij qe beri kerdine me tampone per jashte shtetit,
    – Brataj me ambulancat e tij qe beri namin, 100-150 mije lek (te vjetra nje rruge)
    – Çomo, Bino, Fico e Rakacollja qe bene namin me klinikat ne %

    E kuptoni cfare ekipesh mjekesore dhe cfare mjek-raxhinjsh kemi pasur e kemi per njerezit….. ?

    Ketyre i kam lene Perendine……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *