• |
ide | kryesore

28 deputetë në Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit të Ushqimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kushtetuese

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka akuzuar nga dyert e Gjykatës Kushtetuese qeverinë se ka mbushuar arkat e shtetit nga xhepat e qytetarëve.


28 deputetë kërkojën shfuqizimin e Bordit të Ushqimit dhe padinë e kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Sula tha se qeveria e Ramës nuk ka sjell asnjë dobi për qytetarët e saj.


Ne si PD i parashtruam për gati 2 orë, të gjithë kërkesat nga ana e grupit parlamentar. Për gati dy orë u shteruan të gjithë argumentet që është një bord i cili nuk ka sjellë asgjë të mirë sa i përket qytetarëve shqiptarë në aspektin e monitorimit. Produktet sidomos të shportës janë rritur krahasuar me një vit më parë.

Kemi parasysh që politikat që kanë ndjekur qeveritë e vendeve të Evropës Janë efikase dhe konsumatorët janë mbrojtur, kurse në Shqipëri ndodh komplet e kundërta. Jemi i vetmi vend në rajon që s’kemi marrë masa efikase. Qeveria nuk ka interes së uljes së çmimeve por për mbushjen e arkës së shtetit nga xhepi i qytetarëve, në një kohë krize. Kjo qeveri s’ka sjellë asnjë dobi. Pashë një përgjegjshmëri të lartë nga Kushtetuesja. Kemi bindjen që do triumfojë drejtësia, ky s’është interes politik por i qytetarëve shqiptarë.” – u shpreh deputeti i PD-së, Dashnor Sula.

Lexo më tej: Çështja “McGonigal”/ A po hetohet Rama nga FBI? 

Lexo më tej: Videomesazhi/ Detaji që tradhëton “gripin” publik të Ramës 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.