• |
ide | kryesore

Sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan/ Thellohet bilanci, 87 të vdekur, 100 të plagosur

Arkiva, Planet
Pakistan



Rritet bilanci i viktimave nga shpërthimi në një xhami në Pakistan. Mediat e huaja raportojnë se të paktën 87 persona kanë humbur jetën në sulmin vetëvrasës në xhami që kishte në shënjestër policët në qytetin Peshawar në Pakistan. Xhamia është brenda një zone të selisë së policisë së sigurisë së lartë dhe një hetim është duke u zhvilluar për mënyrën se si sulmuesi hyri brenda.

Kryeministri i Pakistanit dhe liderë të tjerë kanë dënuar sulmin e së hënës, duke e cilësuar si një nga më të këqijtë në vend në vitet e fundit. Talebanët pakistanezë kanë mohuar përfshirjen pas një pretendimi fillestar nga një prej komandantëve të tyre. “Terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kryejnë detyrën e mbrojtjes së Pakistanit”, tha kryeministri Shehbaz Sharif, ndërsa shpalli ditë zie kombëtare. Sot ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të gjetur të tjerë besimtarë që ndodhen nën rrënoja. “Operacioni i shpëtimit ka vazhduar për më shumë se 18 orë”, tha Mohammad Bilal Faizi.

“Trupat e 20 personave të tjerë janë gjetur dhe ka frikë se ende të tjerë mund të jenë ende nën rrënoja.”
Një zëdhënës i spitalit konfirmoi se më shumë se 100 mbetën të plagosur. Ndërkohë, funeralet janë kryer për më shumë se 20 oficerë policie, ndërsa arkivolet e tyre u mbështollën me flamurin e Pakistanit. Trupat e të vdekurve kanë nisur t’u kthehen familjeve të tyre.

Rreth 300 dhe 400 oficerë policie kishin qenë në zonë në atë kohë, tha më herët shefi i policisë së Peshaëarit Muhammad Ijaz Khan për mediat lokale. Xhamia është në një nga zonat më të kontrolluara të qytetit, e cila përfshin selinë e policisë dhe zyrat e inteligjencës dhe kundër terrorizmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *