• |
ide | kryesore

BIRN: Media botërore po zien për skandalin McGonigal, Peleshi e quan qesharake

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Peleshi



Akuzat ndaj agjentit të FBI, Charles McGonigal, kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe atyre vendase, por ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u përpoq t’i zhvlerësonte ato me fjalë si “qesharake” apo “stuhi në gotë”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u përball të martën në Komisionin e Sigurisë në Kuvend me pyetje të deputetëve të opozitës për çëshjen “McGonigal”, ku një ish-zyrtar i lartë i FBI akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama.

Peleshi përdori terma si “stuhi në gotë” dhe “qesharake” duke komentuar skandalin që ka zënë titujt e mediave botërore dhe akuzat e ngritura ndaj Charles McGonigal.

I pyetur nga deputeti Ervin Salianji nëse zyrtarët amerikanë i kishin kërkuar “garanci për stabilitet të vendit në rast se binte Rama”, ministri iu përgjigj se institucionet ku ai pati takime në SHBA “janë shumë serioze” dhe “nuk konsumojnë politikë kaq bajate”. 

“Ato që këtu ne i ngremë si stuhi në gotë dhe flluska sapuni ju siguroj që përtej oqeanit dukeshin qesharake,” tha Peleshi, duke iu referuar vizitës së tij në SHBA pak ditë më parë ku u prit dhe në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III.

Lexo më tej: Çështja “McGonigal”/ A po hetohet Rama nga FBI? 

Sipas tij vizita ishte e lidhur me forcimin e bashkëpunimit ndaj sulmeve kibernetike.

“Me stuhi në gotë dhe kështjella rëre nuk kishim kohë të bisedonim,” u tha më tej Peleshi deputetëve, duke shtuar se çështja McGonigal nuk iu ngrit as si pyetje në intervistat që dha në media.

Salianji i quajti deklaratat e ministrit pa lidhje me realitetin, duke iu referuar mediave botërore që i kishin kushtuar vëmendje skandalit. Peleshi u kërkoi deputetëve të opozitës që të mos spekulonin.

“Dikush akuzohet në Amerikë për mosdeklarim të takimeve apo të të ardhurave, ju këtu e quani korrupsion për një person që nuk është fare në akt-akuzë,” tha ai.

Pyetjes së deputetit Ferdinand Xhaferri nëse ishte takuar me ish-zyrtarin e FBI gjatë vizitave të tij në Shqipëri, Peleshi iu përgjigj me “jo”, por shtoi se nuk do të ishte mëkat nëse do e kishte takuar.

Kryetari i komisionit Nasip Naço u përpoq disa herë të ndalonte kanalizimin e debatit për çështjen “McGonigal” duke kërkuar që mbledhja t’i përmbahej rendit të ditës, por opozita këmbënguli që kjo ishte çështje që kishte lidhje me sigurinë kombëtare. /birn



19 Comments

  1. Rama I Zi vazhdon te talli bolet me shqupsat dhe analistet e tipit babale.rama ik,ik,ik.ameriken e mbron non grata sali.

  2. Rama kryeminister deri ne 2034.Qente le te lehin ,karvani I zhvillimit te Shqiperise ecen para.Tuneli I Llogarase dhe porti I Durresit do sjelli super zhvillim ekonomik per gjithe kombin shqiptar.

    1. Aty u qelbte ne pushtet qe ti shkoj shpirti ne ferr. Bastard primitiv! Kombin shqiptar ja ka futur thiken pas shpine me marreshjen e detit e servilizmin ndaj serbeve.

    2. KUSH E RRUN PER NJI PSIKOPAT O KOQE
      PSIKOPATET DUN PPUSHTET POR KURRE NUK JAN TE LUMTUR

      LEXO PAK SE KE MBET NE MESJETE

  3. Kam pare keto dite ne Tirane Fazllicin dhe ishte shume i merzitur nga Berisha sepse nuk merrte me ne mbledhjet e shtabit te ushtrise.
    Fazllici kishte ardhur per te ndihmuar Zenin dhe Mediun.
    Me keni harruar shpejt-tha Fazua.

  4. Mire ky palla se pe leshi eshte, por çuditem si e therrasin neper studio nje sharlatan si avokat ngjala. Deri dje bente zedhenesin e ketyre mashtruesve te FBI se ishte paguar per te dale ne tv e te fliste broçkulla, ndersa sot sperdridhet.

  5. Po janë vetë qesharakë.Dmth gjithë ai shtet i madh e i fuqishëm me sistemin juridik që s’të fal aq më tepër kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare janë qesharakë sipas këtyre kllounave rilindas.Mas qafe e keni Amerikën tani. Tanimë e kuptuan që qesharakë si këta morën peng FBI.

  6. Ky eshte nje njeri numer qe IQ e ka poshte nr45 dome thene sa I nje femije te klases 4 fillore !Keshtu I ka thene Nr1 te thote kaq! Po shikojme dhe besojme qe Zoti shef 🙏🏻🙏🏻Tja leme atij cdo te beje me monstren Kriminel Kryehajdut Ne po lutemi cdo dite 🙏🏻🙏🏻

  7. Sali Berisha ka flirtuar hapur me shoqërinë e lidhur me oligarkun rus duke i hapur dyert e Shqipërisë, plot 10 vite më parë se Edi Rama të njihte agjentin e FBI-së që pikërisht sipas Berishës ka qenë kanali i përdorur nga oligarku rus për t’u futur në Shqipëri. Ja përse nuk është habi që mes 2010 dhe 2013 kur Berisha ishte në pushtet, dy shoqëritë e lidhura me oligarkun rus fituan në Shqipëri tendera të drjetpërdrejtë për 55 milionë euro.qesharake eshte pjesa per shqiperine o lapsexhiu i rublave

  8. Jane bere palaço ndaj u duken posaqitë qe bejne qesharake. Nuk kane respekt e pergjegjesi as per veten e as per postet qe mbajne. Milionat e vjedhura nga inceneratoret, PPP, i perdorin edhe per per spiunlleqe. Race e degjeneruar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *