• |
ide | kryesore

Dani Alves, ndeshje futbolli në burg, kur gruaja e tij fshin fotot e të dyve nga rrjetet sociale: “Asgjë nuk më tremb”

-Instant, Sport
Dani Alves

Dani Alves flet nga burgu spanjoll ku po mbahet me akuzën e agresionit seksual ndaj një vajze 23-vjeçare. Ngjarja ndodhi më 30 dhjetor, në një diskotekë në Barcelonës. Deklaratat e tij janë publikuar nga La Vanguardia: “Do të pranoj çfarëdo që të ndodhë. U largova nga shtëpia kur isha vetëm 15 vjeç – tha mbrojtësi brazilian -. Kam kapërcyer situata shumë të vështira dhe të ndërlikuara në jetën time, edhe kjo do të kalojë. Asgjë nuk më tremb”. Ndërkohë, avokatët e ish-lojtarit të Barcelonës dhe Juventusit janë aktivizuar për të kërkuar lirimin e tij, në pritje të gjykimit.


Ekipi i avokatëve të Dani Alves, udhëhiqet nga kriminologu Cristóbal Martell. Ata kanë bërë një apel para gjykatave, për të kërkuar lirimin e përkohshëm të futbollistit. Braziliani ndodhet në paraburgim që nga 20 janari, ku ndan qelinë me një tjetër brazilian, Coutinho. Me të njëjtin emër si futbollisti, ai është një njohje e vjetër e Dani Alves. Coutinho ka punuar për shumë vite si ‘security’ në disa klube nate të Barcelonës dhe ishte gjithashtu truproja e Ronaldinho.


Të enjten e kaluar, në mesditë, Dani Alves mori pjesë në një ndeshje futbolli me të burgosurit e tjerë. Fjala u përhap shpejt: zyrtarët, drejtuesit dhe të gjithë të burgosurit në sektorët fqinjë filluan të mbushin fushën për të mos humbur rastin për të parë një ngjarje të rrallë.

GRUAJA FSHIN TË GJITH FOTOT ME TË

Joana Sanz ka fshirë të gjitha fotot me bashkëshortin nga llogaria e saj në Instagram. Pa dhënë asnjë shpjegim, modelja nga Tenerife hoqi çdo imazh në shoqërinë e brazilianit. Këtu përfshiheshin edhe fotot e dasmës së festuar gjashtë vite më parë.

Lexo më tej: Dani Alves, një tatuazh e fut në kurth. Rrëfimi i vajzës i rrëzon versionin: “Në pubis ka një gjysmëhënë”


2 Comments

  1. Ju pershendesh dhe ju falenderoj per komentet e jetes politike e social kulturore qe i detikoni hapsires mbare shqipetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.