• |
ide | kryesore

Del ekspertiza për 34-vjeçaren që humbi jetën pas abortit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ekspertiza



Ekspertiza paraprake ka arritur në përfundimin se vdekja e 34-vjeçares që kishte kryer një abort në Elbasan është shkaktuar si pasojë e mpikjes së gjakut. Mjeku gjinekolog si edhe reanimator janë shoqëruar në 12 të natës në polici, por janë lënë të lirë pas rezultateve nga ekspertiza.

Nëna e dy fëmijëve, prej kohësh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qera. Trupi i saj ka shkuar në Baldushk të Tiranës, ku edhe banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën. Raportohet se 34-vjeçarja Eltleva Çulhaj ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë dhe ishte vetëm dymuajshe kur kreu abortin.
Pas abortit 34 vjeçarja është kthyer në shtëpi dhe pas 6 orësh ajo nuk ishte ndjerë mirë kështu që familjarët e saj njoftuan ambulancën, e cila e ka marrë dhe e ka dërguar në maternitet, ku më pas ka ndërruar edhe jetë.

Në lidhje me rastin është iniciuar procedim penal për mjekun Arben Paralloi, 56-vjeç dhe anestezistin Behar Gjevori, 60-vjeç. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *