• |
ide | kryesore

E fejuara e Piqué nuk e përballoi dot presionin mediatik: Clara Chia Marti në spital për një sulm ankthi

-Instant, Sport
Clara Chia Marti



Ndonjëherë ekzagjerohet dhe askush nuk arrin ta kuptojë deri kur ndodh diçka. Presioni mediatik mund të jetë shkatërrimtar për disa, sidomos kur janë të pamësuar me një vëmendje të tillë. Ky është rasti i Clara Chia Marti, të fejuarës së re të Gerard Pique. Vajza e gjeti veten në mes të një beteje të vërtetë mediatike, pas ndarjes së mbrojtësit spanjoll me këngëtaren kolumbiane Shakira. Siç duket i gjithë gjykimi publik, komentet e përplasjet e ndodhura kanë qenë shumë për Clara Chia Marti, që u dërgua me urgjencë në një spital në Barcelonë për simptoma ankthi. Këtë e ka bërë të ditur “El Periódico”, në rubrikën “Mamarazzis”.

Lexo më tej: E pabesueshme, Piqué në shtrat me avokaten e divorcit nga Shakira: “E ka tradhëtuar tashmë Clara Chia Martì”

Siç raportojnë mediat spanjolle, e fejuara e re e Gerard Piqué nuk e ka duruar presionin e shtypit. Sidomos atë që shpërtheu në rrjetet sociale. 22-vjeçarja u shtrua në një klinikë private në Barcelonë, spitali Quirónsalud, pasi pësoi një sulm ankthi. Ekspozimi i madh mediatik pas publikimit të këngës së Shakirës nuk ishte i lehtë për t’u menaxhuar. Në tekst kolumbiania thumbonte futbollistin se kishte ndërruar “një Ferrari me një Twingo, një Rolex me një Casio”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *