Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Korçë ku një person ka përplasur makinën e prefektit Nertil Jole. Mediat raportojnë se shkaktari i aksidentit ishte në gjendje të dehur dhe se në makinën e prefektit nuk kishte asnjë person. Nga aksidenti u shënuan vetëm dëme materiale.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit. Drejtuesi i mjetit me iniciale D.XH është larguar nga vendngjarja dhe është fshehur në një lagje të qytetit. Gjatë ndalimit nga policia ai rezultoi të ishte i dehur. Ai u arrestua dhe çështja do i kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme. ©LAPSI.al