• |
ide | kryesore

I drejtuan armën e shërbimit njëri-tjetrit / AMP: Vendosen në hetim efektivët

Arkiva
kamera, Policia



Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se dy efektivë policie janë vënë nën hetim pasi janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre.

Punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Rigers Iljazi, së bashku me vëllanë Marjus Iljazi janë konfliktuar me shefin e operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska të hënën në mbrëmje në kryeqytet. Sipas AMP-së, Vladimir Laska ka qenë jashtë shërbimit kur është përplasur fizikisht me Marjus Iljazin. Sherri që dyshohet se ka ardhur për motive banale, ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tupe”.

Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, Rigers Iljazi, vëllai i Marjusit. Të tre këta shtetas janë vënë nën hetim, ndërkohë që ndaj dy efektivëve ka nisur hetim disiplinor nga ana e Drejtorisë Profesionale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *