• |
ide | kryesore

I kërkuar në Gjermani, arrestohet në Morinë 45-vjeçari nga Gjakova

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar është ndaluar nga polic në Morinë. Pas kontrolleve u zbulua se 45-vjeçari Armend Morina, banues në Gjakovë, ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane. Gjykata e Wangen e kishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim. Ai u dënua për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i punës së koordinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-Armend Morina, 45 vjeç, banues në Gjakovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Wangen, me vendimin e datës 08.06.2021, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura “,  parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Kukës, e arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *