• |
ide | kryesore

Ismailgeci nuk prezantohet në stërvitje: 150 mijë euro për Tiranën e lojtari në Mostar

-Instant, F1, Sport
ismailgeci



Marsel Ismailgeci i ka dhënë përshëndetjen e fundit Tiranës. Kapiteni i bardhebluve është transferuar tani në Bosnje, te Zrinjski Mostar. Kampionët boshnjakë patën mundësinë të admironin aftësitë e anësorit të majtë në përballjen e dyfishtë në raundin e dytë të Conference League. Lojtari nuk është paraqitur në seancën e sotme stërvitore i nisur drejt destinacionit të ri.

23 vjec në mars, Ismailgeci ishte një nga lojtarët më interesantë të Tiranës, që nga sezoni i kaluar kur kryeqytetasit u shpallën kampionë. Klubi, sakrifikoi atëherë të tjerë lojtarë, për të mirëpritur ofertat në një moment të dytë. E tashmë në ditën e fundit të merkatos, është pranuar oferta rreth 150 000 euro e boshnjakëve. Një lëvizje e detyruar deri diku, duke parë edhe situatën delikate financiare të Tiranës.

Transferimi i mbrojtësit Ismailgeci e con në 700 000 euro totalin e arkëtuar në merkaton e janarit (550 mijë Xhixha). Tekniku Shehi i kishte shprehur hapur problemet që do të sillte largimi i kapitenit. E megjithatë situata ishte bërë e qartë të paktën prej tre ditësh. Presidenti Halili e kishte deklaruar të ikur lojtarin. E jo rastësisht bardheblutë lëvizën me shpejtësi duke siguruar një pistë negociatash për anësorin e lënë të lirë nga Kukësi Rimal Haxhiu, i aftë të luajë në të dy krahët dhe me një marzh të lartë për përmirësim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *