• |
ide | kryesore

Ndryshon çmimi i karburanteve në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit
Konfindustria



Në vendimin më të fundit të Bordit të Transparencës është vendosur që çmimi i naftës të jetë 200 lekë/litri. Kjo reflekton një rënie me 6 lekë nga vendimi i datës 26 janar. Çmimi i benzinës do të jëtë 190 lekë/litri, një rënie me 1 lekë. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 69 lekë/litri.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 Janar 2023.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri. Ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 31 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.



3 Comments

  1. Do me thene keta qe gjuajne peshk e kane me gjysem çmimi? Perse, apo sepse shfrytezojne burimet natyrore te perbashketa, vrasin gjallesa, apo na mbajne çmimin ulet dhe paguajne taksat nje me nje dhe nuk bejne kontrabande me “komshinjte” ? EU po jep leke ti heqe fare peshkarexhat.. Ne qe mbajme njerez ne pune, paguajme taksa e kontribute e paguajme naften dyfish.. Bela e madhe me kete politike..

  2. Akoma nuk e keni kuptuar qe deri kur te heqe qeti skelat nga kulla ke rruga elbasanit “çmimi” do vazhdoje te talle bythen me shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *