• |
ide | kryesore

Nedim Bajrami entuziazmon Sassuolon: Dionisi gati të ndryshojë skemën për shqiptarin

-Instant, Sport
Nedim



Nedim Bajrami është futbollisti më i ri i Sassuolo, ndonëse ende nuk është prezantuar. Mesfushori shqiptar është transferuar orët e fundit të merkatos së janarit në klubin emilian për shumën e 6 milionë euro. Bajrami do të zëvendësojë te Sassuolo futbollistin Ahmed Traore, i cili është transferuar te Burnemuth në Angli për 30 milionë euro. Bajrami është një dëshirë e vjetër e trajnerit Dionis, pasi edhe në merkaton e verës e kishte kërkuar transferimin e tij.

Gjërat ndryshuan kur Nedim Bajrami humbi vendin e titullarit te Empoli. Në këtë pikë, shqiptari insistoi të ndryshonte ambjent dhe Sassuolo duket skuadra e duhur për tu rinisur. Një lajm i mirë edhe për teknikun e kombëtares kuqezi Sylvinho, që mund të rigjejë një lojtar në formë e me minuta në mars. Megjithatë, kjo mbetet për tu parë.

Si do të ndryshojë Sassuolo me ardhjen e Bajramit?

Dionisi do të konfirmojë rreshtimin 4-3-3, me Bajramin gati për të marrë rolin e mesfushorit të majtë. Nuk përjashtohet që, nëse është e nevojshme, trajneri i Sassuolos të guxojë me shqiptarin në rolin e sulmuesit të krahut. Fantazist, në rast të një kalimi të skemës në 4-2-3-1, është shumë më e imagjinueshme. Dionisi sheh te Nedim Bajrami disponibilitet taktik, cilësi dhe një lojtar asist. Bajrami mund të ketë një ndikim total në realitetin emilian, duke dhënë gjithcka nga vetja në këtë fazë të dytë të kampionatit italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *