• |
ide | kryesore

Paratë fshijnë edhe “mungesën e respektit”: Chelsea gati 120 milionë euro për Enzo Fernandez, fjala e fundit i takon Rui Costa

-Instant, Sport
Enzo



Chelsea nuk ndalet më. Pasi shpenzuan gati 250 milionë euro në merkaton e janarit, Blues janë gati për një çmenduri të minutës së fundit. Objektivi është Enzo Fernandez, për të cilin pronarët janë të vendosur të paguajnë edhe 120 milionë të tjera. Shumë do të mbulonte klauzolën e lirimit të kontratës, duke i bërë të shpejta negociatat. Benfica i ka rezistuar prej kohësh sulmeve të klubit londinez për mesfushorin kampion bote. Por sipas mediave britanike muri i ngritur nga Rui Costa mund të shembet pikërisht në momentin e fundit. Marrëveshja mes Chelsea dhe lojtarit tashmë ekziston. Vendimi përfundimtar do të jetë në dorë të presidentit të luzitanëve.

Sipas zërave të ardhur nga Anglia, synimi i Blues do të ishte që të paguanin menjëherë një pjesë të klauzolës. E, më pas, të shtynin pjesën tjetër të pagesës në pesë këste.

Lexo më tej: Benfica, Schmidt akuzon Chelsea: “Mungesë respekti, nuk mund ta pranoj atë që janë duke bërë”

Interesi për Fernandez, i cili u shfaq menjëherë pas Kupës së Botës në Katar, i kishte bërë marrëdhëniet mes dy klubeve të tensionuara. Javët e fundit edhe trajneri i Benfica, Roger Schmidt, nuk kishte kursyer akuzat ndaj shoqërisë së Boehly, duke folur hapur për “sjellje mosrespektuese”.

21 vjecari Enzo Fernandez mbërriti në Evropë vetëm verën e kaluar. Nëse Benfica do të bindej të linte të lirë argjentinasin, Enzo do të kishte gati një kontratë me vlerë rreth 10 milionë euro në sezon deri në vitin 2030 në Londër.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *