• |
ide | kryesore

Përdoreshin nga grupe krìminale në Tiranë/ Policia çmonton 155 kamera

-Instant, Lajme, Të fundit



155 kamera sigurie të vendosura në mënyrë të jashtëligjshme janë çmontuar në kryeqytet. Kamerat ishin vendosur në zona të ndryshme të Tiranës. Ndërkohë në hetim janë vënë 37 persona.

Operacioni “Fijet” po vijon prej disa ditësh në vend dhe ka çinstaluar kamera të vendosura nga grupet kriminale.

Njoftimi i policise:

Qarku Tiranë/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Finalizohet në Tiranë, faza e nëntë e këtij plani operacional mbarëkombëtar.

Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Tiranës, 155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 37 shtetas të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të kryeqytetit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së nëntë të këtij plani operacional, në Tiranë, në rrugët “Mustafa Grablleshi”, “Pasho Hysa”, “Gani Domi”, “Muharrem Zalli”, “Sali Nivica”, “Mihal Grameno”, “Brigada 8”, “Ylbere Bylykbashi”, “Irfan Tomini”, “Anastas Shundi”, “Shyqyri Berxolli”, “Jusuf Gervalla”, “Maliq Muço”, “Sulejman Pasha”, “Myslym Keta”, “Thoma Filipeu”, “5 Maji”, “Ali Baushi”, “Dalip Topi”, “Kongresi i Manastirit”, “Skënder Vila”, “Muhamet Deliu”, “Qemal Stafa”, “Besa”, “Marie Logoreci”, “Sarina”, “Kasem Qafzezi”, bulevardin “Bajram Curri”, Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë çmontuar 155 kamera, për vendosjen e të cilave janë në hetim shtetasit B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



3 Comments

  1. Operacion leshi. Do te mjaftonte qe policia dhe struktura IP (prane DPPSH) Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit te bente lidhje paralele me keto kamera dhe te gjente IP kryesore dhe serverat ku ruheshin pamjet filmike. Do ishin lodh nja dy muaj ne heshtje duke bere kete pune, por ne fund do te gjenin lidhjen fundore dhe personat direkt te perfshire, dmth KUPOLEN e ketyre puneve. Me pak fjale i kane ra shkurt dhe me nje gur kane “vrare dy zogj”.
    – kane bere pune me la gojen (realisht pa asnje vlere, per te mos thene qe kane bere demin me te madh)
    – tani ustallaret punojne rehat dhe nuk lene as gjurme, dmth pamje nga vendi i ngjarjes

    Po si mund te ndodhe te instalohen kamera ne mes te Tiranes kur qirjeveria thote qe e kontrollon territorin teresisht…..

    O Jarge Pallkaris ku je a te qivja udhen, dil e thuaj ndonje pallavra edhe ti o qirje

  2. ato kamera kane te pakten nja 8 vjet ca leshin benin keta gjate kesaj kohe ????
    Policia shqiptare eshte nje cerdhe idiotesh ,injorantesh dh te pashkollesh ,qe tek emrat e operacioneve qe vendosin kuptohet niveli …ca do presesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *