• |
ide | kryesore

PSG pranë goditjes Hakim Ziyech, marokeni është në Paris: ja detajet mbi të cilat po punohet me Chelsea

-Instant, Sport
Hakim Ziyech



Hakim Ziyech ndodhet në Paris, ku mbërriti të hënën vonë për të finalizuar detajet e transferimit të tij te PSG. “Le Parisien” shkruan, duke sqaruar se 29-vjeçari maroken, do të zërë vendin e Pablo Sarabia. Francezët e shitën lojtarin te Ëolverhampton e tani kërkojnë sulmuesin e Chelsean, ku megjithatë ka pak hapësira. Ziyech, protagonisti i Botërorit të kaluar, ishte objektivi i merkatos së Romës. Verdhekuqtë megjithatë duhej të shisnin Zaniolo në kohën e duhur për të marrë marokenin. Ish-lojtari i Ajax, Hakim Ziyech ishte ndjekur prej kohësh edhe nga Milan. Mungon vetëm marrëveshja mes dy klubeve. Po punohet për huazimin në aksin Londër-Paris, ndoshta me të drejtë blerje në favor të francezëve.

Lexo më tej: Ziyech heq dorë nga menaxherët në mes të merkatos: “Tani do të përfaqësohem vetë”

Orë plot tension në PSG në ditën e fundit të merkatos. Në tavolinën e drejtuesve parisienë nuk është vetëm cështja Skriniar. Sheikët duan t’i japin teknikut Galtier edhe një përforcim për sulmin. Për Hakim Ziyech, ka ardhur koha për një ndryshim të ambjentit, pas dy sezoneve e gjysmë në Londër. Marokeni përfundoi në fund të hierarkive në projektin Potter dhe largimi është rruga e vetme. Ziyech, i cili duhet të ringjallë karrierën e tij, ka qenë prej kohësh një ëndërr e Milanit dhe gjithashtu i ka hapur orekset Romës. Tani duket se ka ardhur shansi i madh, për të luajtur së bashku me Messin, Mbappé dhe Neymar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *