• |
ide | kryesore

Rafael Leao në dalje nga Milan, thyhen raportet me Maldini: pengesë e pakapërcyeshme klauzola e lirimit

-Instant, Sport
Rafael Leao



Thyerje e mardhënieve mes Rafael Leao dhe Milan. Tani rinovimi duket vërtet i vështirë. Negociatat u ndërprenë menjëherë pas bisedimeve në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit mes Milan dhe stafit të portugezit. Gjithçka është e bllokuar. Maldini dhe Massara janë të irrituar dhe numri 17 ka humbur performancën e tij të shkëlqyer në fushë. Ajo që shkatërroi negociatat, siç raporton La Gazzetta dello Sport, ka qenë klauzola e lirimit që duhej përfshirë në kontratën e re.

Milani dëshiron të ruajë klauzolën prej 150 milionë euro të marrëveshjen aktuale. Ndërsa Rafael Leao po insiston që ta përgjysmojë atë, duke e patur të qartë se pagesa nuk do të ishte e thjeshtë për asnjë klub. Në këtë pikë raportet janë thyer. Marrëdhënie janë bërë të vështira për t’u mbajtur edhe mes Maldinit dhe stafit të lojtarit të përbërë nga Jorge Mendes, avokati Ted Dimvula dhe babai i Rafës.

Rinovimi i kontratës së lojtarit, në skadencë në fund të vitit 2024 është bllokuar. Më problematike është se situata duket vërtet e vështirë për t’u kthyer komunikuese. Kuqezinjtë nuk dëshiron të zbresë në kushte të imponuara dhe koha ka filluar të shtrëngojë. Por para së gjithash Leao duhet të gjenjë sërish qetësi në fushë, ashtu si edhe Milan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *