• |
ide | kryesore

Shitet shtëpia “Amityville Horror”

Paparazzi, Slider



Shtëpia ikonë e Nju Xhersit që shërbeu si vendqëndrim për filmin e vitit 1979 “Amityville Horror” ka gjetur një pronar të ri, ka mësuar The Post.

Në shtator, prona e Toms River me katër dhoma gjumi dhe pesë banjo u rendit për 1.7 milionë dollarë, duke kërkuar që çdo blerës i interesuar të dorëzojë ofertat e tyre më të mira deri më 24 tetor. Shtëpia hyri në kontratë dy ditë më vonë dhe u shit zyrtarisht për 1.46 milionë dollarë më 24 janar. E përshkruar si një shtëpi me “tërheqje të përjetshme”, ajo përfshin; Një bodrum të përfunduar, një bar, një kinema, një dhomë lavanderie,  kuzhinë etj.

“The Amityville Horror” bazohet në historinë e vërtetë të krimit të Ronald “Butch” DeFeo Jr., i cili përhapi terror në të gjithë Long Island pas vrasjees së tmerrshme të familjes së tij në 1974.Më 13 nëntor 1974, DeFeo  qëlloi dhe vrau prindërit e tij, Ronald dhe Louise DeFeo, të dy 43 vjeç, si dhe dy vëllezërit dhe dy motrat e tij, të moshave nga 9 deri në 18 vjeç. DeFeo Jr ndërroi jetë në burg në mars 2021.

Shtëpia aktuale në Long Island   e cila fillimisht ishte 112 Ocean Ave por u ndryshua për të penguar turistët – u shit për herë të fundit në mars 2017 për 605,000 dollarë.Më parë ishte në pronësi të George dhe Kathy Lutz, të cilët u shpërngulën një vit pas vrasjeeve. Por ata hoqën dorë nga prona pas vetëm një muaji për shkak të aktivitetit të supozuar paranormal, i cili frymëzoi një libër të vitit 1977 dhe filmin e vitit 1979./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *