• |
ide | kryesore

Shpërndanin kanαbis, arrestohen dy të rinj në Bulqizë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona, Endri Dema dhe Aristir Leka, janë arrestuar në Bulqizë. Ata u kapën duke transportuar një sasi të vogël kanabisi. Policia thotë se sasia e lëndës narkotike kanabis ishte e ndarë në doza të vogla dhe ishte gati për treg.

Mësohet se shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin Dema dhe Leka. Një personi i tretë me inicialet A.S. ka arritur të zbresë dhe t’i largohet kontrollit të shërbimeve të policisë. Vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e të riut.

Njoftim i policisë Bulqizë: 

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen një sasi dozash canabis sativa, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan punën dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç, banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S. Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.

Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *