• |
ide | kryesore

Takimet Rama-McGonigal, SPAK nis hetimet

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i cili kishte zhvilluar takime dhe me kryeministrin Edi Rama, Në njoftimin për shtyp, bëhet me dije se SPAK ka pranuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Pas depozimit të kërkesës nga ana e Bardhit, SPAK është vënë në lëvizje. Ata kanë kërkuar gjithashtu që deputeti i Partisë Demokratike t’u vërë në dispozicion materialet fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.

Ky është reagimi i parë që vjen nga SPAK, që mbas publikimit të dosjes që nxorri zbuluar dhe takimet e ish-agjentit me kryeministrin Edi Rama. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’. Ata janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.
Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin. Ai paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.



20 Comments

  1. Me mire qe nisen hetimet. Se sdo dale asgje. Kshu qe edhe formalist kjo ceshtje do shteroje. Fika e barit per te mbyturit do zhduket

    1. Ceshtja zgjidhet politikisht spaku dhe gaz bardhi jan uk te preheri i rames.
      Nuk pret askush zgjidhje nga spak apo gazbardhfuga

      Ceshtja.zgjidhet politikisht

      Berish na pri!

  2. Se kuptoj SPAK-un merren me ceshtje qe nuk kane shume rendesi ,dhe nuk merren me ceshtjet vertet per tu gjykuar

  3. Shoke u zgjua SPAK, perse duhej te behej denoncimi nga nje deputet qe te fillohej investigimi.

    Tani SPAKU nuk do bej asgje sa eshte Rama ne qender te pisllikut por nejse nje lak me shume per Ramen qe tallej me karmen e EU kur vete ka qene kaq brenda.

  4. Na u ” zgjuan” edhe kurvat e SPAK-ut, bashkëngjitur bandës së kurvave hajdut rilindas me shumicë ,të cilët e kanë zaptuar këtë Shqipëri të vogël , të mjerë , ndërsa populli i droguar nga kryek…. , kryedrogmeni që i është qepur deri në çfarosje .

  5. Ju bythqiret mavi qe komentoni kujtoni se me komentet tuaja do shpetoni dylberin tuaj te madherishem. Mos harroni qe ai do shkoj pako postale ne SHBA. Skeni pare gje akoma

  6. Lajm i mire nisja e hetimit. Si loje niset kjo pune por SPAK do e veje ne presion shume te forte Ramen.
    Ca e mbikqyr SPAK, ca opinioni publik shqiptar ca te huajt dhe perdite e me i izoluar dhe duarlidhur do behet.
    Kjo do ti beje keq per azmen, po ashtu dhe ne karrieren politike dhe imazhin prej sekseri dhe korruptuesi me nam qe ka krijuar ne vite, dhe konfirmuar boterisht me skandalin e FBI-se.

    Sali Berisha e ka marre timonin e anijes dhe ererat po fryjne ne favor te tij. Fitorja mbi te keqen po kthehet dhe avash avash vendi do kaloje ne vetepastrim apo pastrim te detyruar.
    Rama tashme po ballafaqohet me kusuret e veta.
    NJe e shtrengon e nje e liron, por nuk eshte me ajo ngjala e rreshkitshme qe nuk kapej.
    Fillojne pjellat e tij dhe e kafshojne nga te gjitha anet.
    Mercenaret te tradhetojne qe diten e pare qe nuk marrin pagesen e rreth Rames gjenden shume te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *