• |
ide | kryesore

995 dollarë për të dëgjuar fjalimin publik të Princ Harry

Paparazzi, Slider



Princ Harry është planifikuar të mbajë fjalimin e tij të parë publik që nga publikimi i kujtimeve të tij ‘Spare’ në fillim të këtij muaji.

Duka i Sussex do të flasë në samitin e ardhshëm të BetterUp Uplift në San Francisko, Kaliforni. Autori o të mbajë një fjalim në kongresin dy-ditor për drejtuesit e biznesit të mbajtur më 7 dhe 8 mars. Ndërsa regjistrimi virtual për ngjarjen është falas, pjesëmarrja personalisht në ngjarje kushton 995  dollarë. Biletat u japin blerësve akses në seminare, biseda , seanca stërvitore në grup dhe ushqim dhe verë.

BetterUp tha në një deklaratë se përveç Princit Harry, folës do të jenë Issa Rae, David Chang, Robin Arzón dhe Adam Grant. “Samiti gjithëpërfshirës do të paraqesë shkëmbimin e ideve dhe bisedave frymëzuese. Do ofrojë njohuri të pashembullta për liderët rreth mbajtjes së talenteve, rritjes dhe mënyrës se si t’u mundësojnë menaxherëve të udhëheqin ekipet me performancë të lartë përmes klimës aktuale të ndryshimit dhe pasigurisë,” shtuan ata. Harry ka qenë shefi i ndikimit të BetterUp që nga marsi 2021. Ai fokusohet në stërvitjen e njerëzve për shëndetin e tyre mendor për t’i ndihmuar që ata të mund të përjetojnë performancën maksimale në punë dhe në jetën e tyre personale./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *