• |
ide | kryesore

Ancelotti shpërthen kundër kalendarit: “Për çdo gjë ka një limit”

-Instant, Sport
Ancelotti



Do të jenë javë mjaft të ngarkuara për Real Madrid, kalendari i të cilit parashikon intensitetin e 11 ndeshjeve në pak më shumë se një muaj e gjysmë. Ndeshje që, duke pasur parasysh periudhën e sezonit, do të jenë vendimtare për kompeticionet e ndryshme që përfshijnë Merengues. Një tur force me të cilin edhe një ekip i pajisur mirë si Real do ta ketë të vështirë ta përballojë. E konfirmon këtë trajneri Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së La Liga kundër Valencia.

Edhe skuadrat e blinduara ndonjëherë ankohen. Mbi të gjitha për faktin se, për një klub si Real Madrid, çdo ndeshje është vendimtare dhe Ancelotti e di mirë këtë. Megjithatë, kalendari është padyshim i ngushtë: “Po i kalojmë kufijtë – tha trajneri italian në prag të ndeshjes kundër Valencias -. Nuk do t’i zgjedhim ndeshjet tona, sepse nuk është e mundur në këtë klub. Por duhet të ndaj dozat për lojtarët. Është e nevojshme. Përse? Sepse kalendari që na pret është i pabesueshëm. La Liga dëshiron të organizojë garat e saj, madje edhe federata, FIFA dhe UEFA… secili ka mënyrën e vet. Rezultati? Lojtarët nuk mund të kenë ditë pushimi”.

SPEKTAKLI VENITET

“Reali ka luajtur tashmë tetë ndeshje – vazhdoi Ancelotti –. E në shkurt ata do të luajnë shtatë ose tetë të tjera, me një ritëm të pandërprerë prej dy ndeshjesh në javë. Duhet të ndalemi për një moment dhe t’i themi vetes se nëse lojtarët nuk pushojnë, nuk ka më shfaqje. Është një gjë shumë serioze. Ne jemi entuziastë për idenë për të luajtur një gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës. Pastaj një fazë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Liverpool, një gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube… e gjithë kjo na motivon. Por çdo gjë ka një kufi. Dhe këtu, me këtë kalendar, ne po shkojmë përtej kufijve. Të gjithë së bashku, duhet të bëjmë diçka për të ndryshuar”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *