• |
ide | kryesore

Askush nuk ka shpenzuar si Chelsea: Enzo Fernandez mbërrin nga Benfica për shumën rekord në Premier

-Instant, F1, Sport, Video
Fernandez



Chelsea nuk e ndal dorën, duke fundosur një goditje të rëndë në ditën e fundit të merkatos. Blues thyen kështu murin e ngritur deri më tani nga Benfica për Enzo Fernandez. Klubi portugez ka zyrtarizuar shitjen e mesfushorit argjentinas dhe kampionit të botës për 121 milionë euro. Transferimi i Enzo Fernandez është një rekord për Premier League. Rekordin e mëparshëm e mbante Manchester City, i cili një vit e gjysmë më parë pagoi 115 milionë euro për transferimin e Jack Grealish. Sipas shtypit, Fernandez ka nënshkruar me Chelsean deri në vitin 2031. Me këtë transferim, shuma e shpenzuar nga blutë në merkaton e dimrit është mbi 300 milionë euro.

Pronari i ri Todd Boehly nuk kurseu asnjë shpenzim për të forcuar skuadrën. E tashmë ai i ka dhënë Potter 8 lojtarë të rinj. Blerja më e shtrenjtë pas Enzo Fernandez, është ajo e Mykhaylo Mudryk. Ukrainasi u paguar 100 milionë përfshirë bonuset. Pastaj duhen shtuar edhe 40 milionë të shpenzuara për Benoit Badiashile. Në llogari janë edhe 12.5 për Andrey Santos, 12 për David Datro Fofana. Pastaj edhe huazimi i Joao Felix nga Atletico Madrid (12 milionë) dhe blerja e Noni Madueke nga PSV (35 milionë euro). Deri tani janë shpenzuar 321.5 milionë.

Lexo më tej: Chelsea zyrtarizon talentin e madh ukrainas Mudryk: 100 milionë euro për Shakhtar

Shpenzime të çmendura nga Chelsea, po të mendosh që është janar. Akoma edhe më shumë kur ato i shtohen investimeve të mëdha të bëra në verë. 80 milionë për Wesley Fofana, 60 për Cucurella, 56 për Sterling dhe 30 për Koulibaly. Në total, Blues kanë shpenzuar rreth 620 milionë euro.

CHELSEA ZYRTARIZON FERNANDEZ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *