• |
ide | kryesore

“Dhimbje të forta abdominale”: situatë e vështirë shëndetësore për Conte, duhet të operohet

-Instant, Sport
Conte

Kohë të vështira për Antonio Conte. Tekniku italian duhet t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal. Njoftimin e ka dhënë klubi i Tottenham në kanalet e tij sociale. Klubi anglez sqaron se trajneri italian vuan nga dhimbje të forta abdominale. I pashmangshëm operacioni për të hequr fshikëzën e tëmthit: “Pas një diagnoze të ekspertit – lexohet në komunikatë – sot Antonio Conte do t’i nënshtrohet një operacioni. Ai do të heqë fshikëzën e tëmthit dhe do të kthehet pas një periudhe rikuperimi. I gjithë klubi i uron shërim të shpejtë”.


Lexo më tej: Miqtë e humbur, gruaja e vajza larg e shumë pikëpyetje, rrëfehet Conte: “Po reflektoj për të ardhmen”


Nuk është ende e qartë se kur Conte do të mund të ulet sërish në pankinë. E sigurtë është se tekniku do të humbasë takimin prestigjioz kundër Manchester City. Spurs do të luajnë në shtëpi kundër të besuarve të Guardiolës, ndeshje e planifikuar për të dielën. Kane dhe shokët e tij do të kenë më shumë motivim për të kërkuar një fitore që do të ishte thelbësore për sa i përket kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Vendi i katërt është aktualisht vetëm tre pikë larg, por Newcastle dhe Manchester United kanë luajtur një ndeshje më pak.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.