• |
ide | kryesore

‘Fijet’ e krιmit të shtrira edhe në Elbasan, hiqen 37 kamera sigurie

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej disa ditësh ka nisur një aksion nga policia për zbulimin dhe heqjen e kamerave të vendosura në mënyrë të paligjshme. Ato dyshohet se janë vënë kryesisht nga bandat kriminale. Ky operacional mbarëkombëtar i koduar “Fijet” është shtrirë në disa qytete të vendit. Këtë të mërkurë policia njofton se 37 kamera sigurie u çmontuan në disa lagje të Elbasanit, Gramshit dhe Peqinit. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë 10 persona.
Në lagjet “5 Maji”, “Sul Paprri”, “Syrja Dylgjeri” dhe “Çlirimi” të Elbasanit u çmontuan 28 kamera dhe u vunë nën hetim 5 persona të identifikuar si: D. Rr., I. B., H. B., K. Xh. dhe A. I. Në Gramsh u çmontuan dhe u sekuestruan 4 kamera të vëna në kundërshtim me ligjin, dhe u iniciuan hetimet për: R. D., S. Xh. dhe A. Ç., si dhe në qytetin e Peqinit, ku u çmontuan 5 kamera dhe u iniciuan hetimet për shtetasit H. Z. dhe E. Xh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *