• |
ide | kryesore

Flirti me Keita Balde, vjen replika e menjëhershme e Wanda Nara: “Marrëzi!”

-Instant, Sport
Keita



Wanda Nara ka thyer heshtjen e saj pas zërave që kishin të bënin me flirtin e saj me lojtarin senegalez Keita Baldé. Biznesmenja argjentinase foli për këtë me gazetarët e programit LAM. Pas mohimeve të Keita Baldé dhe Mauro Icardi, vjen edhe ai i Wanda Nara. E pyetur nga Alejandro Castello për vërtetësinë e historisë së saj të dashurisë me ish-lojtarin e Inter, argjentinase është përgjigjur troç: “Nuk kam asgjë për të sqaruar. Marrëzitë nuk sqarohen”.

Ndërkohë Simona Guatieri, e cila kishte folur me fjalë shumë fyese për Wanda Nara, iu bashkua bashkëshortit të saj Keita në Dubai. Lojtari senegalez ka dashur të ndajë një foto të gjithë familjes me një mesazh: “Skuadër”.

Skandali shpërtheu në pohimet e gazetarit dhe fotografit spanjoll Jordi Martin në programin Intrusos. Gazetari rrëfeu detajet dhe dha prova të lajmit të tij për tradhtinë që përfshiu Wanda Nara dhe sulmuesin Keita Balde. Sipas gazetarit, Mauro e kishte zbuluar tradhtinë e supozuar: “Icardi zbulon gjithçka nga lëvizjet e Wanda në ATM. E kishte zbuluar edhe më parë me këtë ish-shokun e tij”. Pastaj gazetari i bëri një paralajmërim sulmuesit të Galatasaray: “Sapo pata një bisedë telefonike me Keita Balde dhe gruan e tij Simona. Ata më siguruan që e keni kontaktuar mbrëmë. Ndaj mos e mohoni më informacionin tim sepse nesër në Intrusos do zbuloj gjithë bisedën me çiftin. E ti do të dukesh keq”.

Në një histori tjetër, më pas të fshirë, Icardi publikoi bisedën private me Simona Guatieri, gruan e Keita Balde: “Vazhdo të postosh fotot kur u martuat, ndërsa ai fton Wandën në Dubai”. Ky është mesazhi i Icardi ndaj gruas së sulmuesit argjentinas. “Më vjen keq që të shoh kështu! Duke postuar gjithçka. Me zemër, po ta them”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *