• |
ide | kryesore

Gjermania mbyll konsullatën në Stamboll për shkak të kërcënimeve për sulm

-Instant, Lajme, Planet



Gjermania ka paralajmëruar qytetarët e saj në Stamboll se rreziku i sulmit është veçanërisht i lartë në rrethin qendror Beyoğlu dhe rreth sheshit Taksim.

Ministria tha se masa për mbylljen e konsullatës u bë pas një “vlerësimi nga autoritetet e sigurisë” dhe u bëri thirrje qytetarëve gjermanë që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të shmangin vendet ku ka turma të mëdha.

Gjermania, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka, si dhe SHBA, kishin paralajmëruar tashmë qytetarët e tyre javën e kaluar për një rrezik në rritje të sulmeve në Turqi.

Turqia, nga ana e saj, ka paralajmëruar qytetarët e saj për sulme në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *