• |
ide | kryesore

Kievi: Rusia nis ofensivën sërish më 24 shkurt me 500 mijë trupa

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shkurt



Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës thotë se Rusia po përgatit një ofensivë të re të madhe. Ai paralajmëroi se ajo mund të fillojë më 24 shkurt. Në këtë datë shënohet 1-vjetori i nisjes së luftës. Oleksii Reznikov thotë se Moska ka grumbulluar mijëra trupa dhe mund të “provojë të bëjë diçka” për të shënuar përvjetorin e pushtimit. Sulmi i ri shënon gjithashtu “Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë” më 23 shkurt që festohet nga ushtria.

Reznikov tha se për këtë sulm Moska ka mobilizuar rreth 500 mijë trupa. Në shtator, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të përgjithshëm të rreth 300 mijë trupave, për të cilët tha se ishin të nevojshëm për të siguruar “integritetin territorial” të vendit. Por Z. Reznikov sugjeroi se shifra e vërtetë e rekrutëve mund të jetë shumë më e lartë.

“Zyrtarisht ata shpallën 300 mijë, por kur shohim trupat në kufi, sipas vlerësimeve tona janë shumë më tepër”, – tha ai për rrjetin francez BFM. Pavarësisht luftimeve të rënda në rajonin lindor të Donbasit, lufta ka hyrë në një ngërç në muajt e fundit që kur Ukraina rimori qytetin jugor të Khersonit. Me përjashtim të pushtimit rus të qytetit Soledar, asnjë palë nuk ka bërë përparime të mëdha territoriale. Reznikov tha se komandantët e Ukrainës do të përpiqen të “stabilizojnë frontin dhe të përgatiten për një kundërofensivë”.

“Unë kam besim se viti 2023 mund të jetë viti i fitores ushtarake” – tha ai, duke shtuar se forcat e Ukrainës “nuk mund të humbasin terrenin” që kanë arritur muajt e fundit. Ministri i Mbrojtjes ishte në Francë për të arritur një marrëveshje për blerjen e radarëve shtesë të mbrojtjes ajrore MG-200, të cilat ai tha se do të “rrisnin ndjeshëm kapacitetin e forcave të armatosura për të zbuluar objektivat ajrore, duke përfshirë raketat me krahë dhe balistike si dhe dronët e llojeve të ndryshme”. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Ruset e shkrete. Mish per top. Historikisht.

    Ndaj edhe ato toka jane aq te blerta e te begata. Se jane te pleheruara mire.

  2. Jorgo, Jorgo, more djal,
    qe s`u ngope kurre me ..ar,
    nuk le kend pa e share,
    bythen dredh, por askush sta var.

    Revolucioni do te behet,
    ne shtator apo me heret,
    edhe bota do te mesoje,
    qe merr Jorgo nga 3 ne goje.

    Pelivan dukesh nga fjalet,
    Palikar qe nga te paret,
    Qe stu ngop goja as suma,
    nje adrese, te pakten thuama.

    Te te nis ca djem nga malet,
    qe dine mire si ti qajne hallet,
    me spinot te forte si guri,
    mbahu Jorgo, e zeza t´zuri.

    Qirje Jorgo Palikaris
    lutu shume mo te zere flama,
    revolucioni do te behet,
    e thote populli e Sali Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *