• |
ide | kryesore

Mbante armë zjarri pa leje në banesë, në pranga 52-vjeçari në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 52-vjecar është arrestuar në Dimal të Beratit, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Policia ushtroi kontroll në shtëpinë e K. T., në lagjen “28 nëntori”, ku gjeti armën e zjarrit dhe e sekuestroi në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, sipas policisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Garden”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Mbante në banesë, një armë zjarri pushkë, si rezultat i inteligjencës informative arrestohet në flagrancë 52-vjeçari dhe i sekuestrohet arma që e mbante pa leje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve të organizuara bazuar në inteligjencën informative, për një rast të mbajtjes pa leje të një arme zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garden”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 52 vjeç, banues në lagjen “28 nëntori”, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, të cilën ky shtetas e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *