• |
ide | kryesore

Nervat i kushtojnë shumë Naxhi Shensoi: Disiplina e kthen në mesin e shkurtit në Laç

-Instant, Sport
Naxhi



Pas dy fitoreve radhazi në dy ndeshjet në pankinën e Bylis, tani Naxhi Shensoi duhet të qendrojë dy ndeshje në tribunë. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ka vendosur të pezullojë për dy takime teknikun kosovaro-turk. Shensoi, në ndeshjen kundër Kastriotit, u ndëshkua me karton të kuq pasi hyri brenda në fushë, për të protestuar për një faull.

Në minutën e 33′ të sfidës në Adush Muça, në një faull të dhënë në favor të krutanëve, trajneri i Bylis ka kërkuar llogari te gjyqtari i katërt, Maletaj. Tonet e ashpra të Naxhi Shensoi e kanë bërë kryesorin Myrtja, t’i tregojë kartonin e verdhë. Tekniku është nervozuar edhe më shumë, duke e ndjekur arbitrin Myrtja edhe brenda në fushë. I pashmangshëm kartoni i kuq dhe tani edhe penalizimi.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

Zyrtari i KF Bylis, Naxhi Shensoi dënohet për protestë ndaj vendimeve të arbitrit. Në bazë të Nenit 55/2 të KDS, tekniku dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.
FK Kukësi është dënuar për sjellje të gabuar të spektatorëve. Për hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, klubi dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Egnatia U-21 dënohet për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “Vllaznia-Egnatia”. Në bazë të nenit 54/1 i KDS, klubi humb ndeshjen në tavolinë dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017, Albi Brojaj e pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *