• |
ide | kryesore

Plagosi një 30-vjeçar në Vjenë, arrestohet shqiptari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një i ri shqiptar ka sulmuar me thikë një burrë të martën rreth orës 16:20 në një apartament në Vjenë-Meidling. Shqiptari që kishte të njëjtën moshë me të lënduarin, është parë në shkallët e një pallati me gjurmë gjaku në trup. Vienna.at shkruan se një burrë i dytë, gjithashtu 30-vjeçar është gjetur me një plagë me thikë në shpinë para shtëpisë. I plagosuri ka marrë ndihmë urgjente mjekësore pasi është dërguar në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në banesë u gjet arma e dyshuar e krimit, një thikë. Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, 30-vjeçari shqiptar dyshohet se ka sulmuar bashkëmoshatarin e tij. Shqiptari, identiteti i të cilin nuk bëhet i njohur u arrestua përkohësisht dhe u dërgua në burg me urdhër të prokurorisë publike të Vjenës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *