• |
ide | kryesore

Shkodër, kërkohet ndihma e FNSH: I riu i sëmurë bllokohet në dëborë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Udhëtimi me shoqërinë nuk shkoi siç ishte planifikuar. Një grup prej 5 të rinjsh, nga Bajza të cilët shkuan përtej Fushës së Zezë për sport (rrëshqitje në borë) kanë kërkuar ndihmë. Njëri nga djemtë nuk është ndjerë mirë në një largësi të madhe nga vendi ku kishin lënë automjetet e tyre. Miqtë kërkuan ndihmë për shokun i cili u sëmur. Me të marrë telefonatën, drejt Fushës së Zezë janë nisur ambulanca dhe dy grupe të forcave speciale FNSH. Identiteti i të riut dhe gjendja e tij aktuale, ende nuk bëhen të ditura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *