• |
ide | kryesore

Të bllokuar nga dëbora, shpëtohen 5 të rinjtë në Malësi të Madhe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Burime të sigurta nga Shtabi i Forcave të Nderhyrjes së Shpejtë Shkodër bënë të ditur se forcat e policisë në operacionin per shpetimin e 5 të rinjve nga Bajza, që i kishte bllokuar bora në Fushë të Zezë, 20 km në rrugë kembësore nga Razma, para pak minutash kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar 5 të rinjtë. Ata janë mirë nga gjendja shëndetësore, me perjashtim të njërit prej tyre që ka shqetësime por pa rrezik.

Ky i fundit është vënë në barrelë dhe po transportohet në krah nga policia për në Razëm ku pret autoambulanca, shoqëruar nga shokët e tij dhe policia. Besohet se në Razëm ata mund të mbërrijnë nga ora 22.30 minuta.

5 të rinjtë kishin shkuar në Fushë të Zezë per të rreshqitur me ski, por temperatura e ulët, në kushtet kur dëbora atje është mbi 1 metër trashësi, e vuri në rrezik jetën e tyre pasi nuk mund ta përballonin kthimin. Në këto kushte nisi në orët e pasdrekës operacioni i shpëtimit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkoder, policia e Malësisë së Madhe, shërbimi shëndetësor dhe banorët e zonës, operacion i cili rezultoi i suksesshëm pasi shpëtoi jetën e 5 të rinjve nga Bajza e Kastratit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *