• |
ide | kryesore

Trysnia për Asocacionin/ A do dorëzohet Albin Kurti?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
kurti asocacioni vucic



Prishtina zyrtare është vendosur përballë valës së një presioni të madh ndërkombëtar për të themeluar me urgjencë shoqatën e komunave serbe, karakteri monoetnik i së cilës bie ndesh me kushtetutën e shtetit multietnik të Kosovës. Të martën Ambasada Amerikane organizoi një diskutim me dyer të mbyllura mes gjithë faktorëve rilevantë të shoqërisë për të debatuar për mënyrën se si do të duhej të ishte ky “asocacion”. Një ditë më parë, të hënën, fondacioni gjerman, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), publikoi një draft sipas të cilit Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të ketë kryetarin, asamblenë, flamurin dhe stemën e tij “duke pasur të drejtë të ketë buxhet të tijin, llogari bankare, prona, si dhe të angazhohet në transaksione financiare”.

Themelimi i këtij  gati shtet brenda shtetit u përshkrua me këto terma nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier: “Kjo është vendimtare, kjo është e rëndësishme, kjo është urgjente”. Përpara tij me një editorial të destinuar për publikun kosovar dhe të botuar në Koha Ditore Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari special i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar u morën vetëm me këtë temë. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka këmbangulur edhe ai në lidhje me Asociacionin, duke shpërndarë në Tëitter deklaratën e SHBA-ve në lidhje me këtë çështje.

Rohde në postimin e tij shkroi se Kosova është zotuar që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe qysh prej disa vitesh dhe se themilimi i tyre është i vonuar. Ai shtoi se me Asociacionin Prishtina do të çojë përpara bisedimet e normalizimit në marrëdhëniet me Serbinë.

Ndërsa një muaj më parë, Gabriel Escobar, pati kërcënuar se nëse kryeministri Kurti që ka shprehur rezerva për krijimin e një asocacioni monoetnik rrefuzon ta pranojë atë, vendi i tij do të kërkojë partnerë alternativë.

Po cila është situata politike?

Themelimi i kësaj shoqate që përbëhet nga 10 komuna serbe kundërshtohet nga qeveria aktuale e cila pretendon se nuk mund të lejojë krijimin e një strukture njëetnike me kompetenca ekzekutive. Idenë e formimit të tij e kanë kundërshtuar edhe qeveritë e kaluara, duke e konsideruar si një mekanizëm që mund t’i sjellë telashe Kosovës, pasi do të kishte qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural.

Arsyeja e dytë e kundërshtimit është se Kosovës dhe Serbisë i është ofruar nga ndërkombëatërët draft projekti i atij që quhet si plani Franko-Gjerman, që mëton të gjejë një zgjidhje afatgjatë për marëveshje mes palëve. Qeveria e Kosovës taktikisht rrefuzon ultimatumin amerikan që kjo çështje të përfundojë, jo në kuadër të planit të madh, por si një dhuratë për Vuçiçin përpara se Prishtina dhe Beogradi të ulen për të përfunduar një zgjidhje afatgjatë. Kjo i ka bërë shumë kritikë të kryeministrit Kurti të hedhin hipotezën se, ndryshe nga sa ka pretenduar më parë, ai e ka pranuar krijimin e asocacionit, por ai po negocion vetëm modalitetet e pranimit publik të këtij fakti. “Bindja ime është se kryeministri e ka pranuar këtë propozim por ai po përpiqet ta shesë atë me sa më pak kosto politike për veten e tij”, tha në emisionin “Pressing” politologu Dukagjin Gorani. 

A kalon Zajednica?

Ndërsa mbështetësit e qeverisë janë gati të betohen se lideri i tyre nuk mund të vërë nënshkrimin mbi një akt që do të hidhte poshtë çerek shekulli të angazhimit të vet politik kundër Zajednicës (emërtimi serb për asocacionin i përdorur nga Kurti në kohën e opozitës). “Sa të jetë Albini kryeministër nuk e firmos themelimin e këtij asocacioni. Ai as nuk jep dorëheqje përballë presionit ndërkombëtar. Rruga e vetme është rrëzimi i qeverisë përmes tërheqjes së mbështetjes së ndonjë deputeti që nuk e pranin krisjen e marëdhënieve me SHBA-në. Por edhe në këtë rast Zajednica nuk kalon. Albin Kurti arriti ta pengojë atë në vitet 2013- 2015 kur qe më i dobët në opozitë, e jo më tani që po u rrëzua për këtë temë do e rrisë mbështetjen popullore mbi 50.2%” tha në emisionin Pressing aktivisti Shkëlzen Gashi.

Krisje me ndërkombëtarët?

Kjo temë e nxehtë ka rihapur edhe njëherë në Prishtinë debatin nëse Kosova e ka luksin për ti thënë jo amerikanëve dhe ndërkombëtarëve, duke marrë mbi vete rriskun e krisjes së marëdhënieve me ta. Ç’ndodh nëse prishemi me SHBA-në dhe serbët shpallin autonominë në Veri, kush do na mbrojë? Nëse nuk i dëgjojmë partnerët kush do na ndihmojë për aderimin në NATO, njohjen e 5 shteteve të BE-së që rrefuzojnë ta bëjnë këtë dhe heqjen e vizave – pyesin ata që janë të bindur se “Amerikës nuk i thuhet kurrë jo”.

Me këto dilema po përballet sot qeveria Kurti që është në momentin e saj më delikat, që pas rikthimit në pushtet. Përpara kryeministrit shtrohen dy rrugë: ose të mbrojë atë tek e cila beson me riskun e shtuar të një izolimi ndërkombëtar, ose të zvjerdhë figurën e vet politike duke privilegjuar karrigen para interesave kombëtare duke u renditur kështu me politikanëve të zakonshëm që nuk i rrinë besnikë misionit për të cilin janë votuar. ©Lapsi.al 



11 Comments

  1. Une nuk mund ta besoj qe politika dhe intelektualet e Kosoves nuk flasin ende ne nje gjuhe kur vendi eshte ne nje situate jo te mire

    1. Pse nuk ndodh e njejten gje me luginen e presheves ? MOs keta kerkojne qe te krijojne nje Izrael dhe Palestine ne Balkan Nese Serbia nuk njeh Kosoven si shtet pse kerkon te tilla favore ?

  2. Kurti ka te drejte ne qendrimin dhe rezervat ndaj krijimit te Asociacionit para njohjes reciproke Serbi-Kosove, duke e pare ate edhe si kercenim per shtetin e ri te Kosoves e pavaresine e saj.

    Pretendimet se ky qendrim i Kurtit cenon marredheniet me ShBA jane, ne rastin me te mire naivitet politik e ne ate me te keq, mercenarizem.

    Pavaresisht premtimit gojor, se nuk do te lejohen kompetenca ekzekutive ne komunat me shumice serbe, sigurisht qe me kohe Serbia do ta kerkoje kete dhe asnje garanci nuk ka se qendrimi amerikan nuk ndryshon.

    Ngutja per realizimin e shpejte dhe pa kushte te Asociacionit, perfshire presionet mbi partite politike ne Kosove le hapesire per kete pasiguri…

    1. Une mendoj Kurti ka te drejt qe kundershtim asociacionin serb,nese ndodh qe ky asociacion formohet Kosova nuk do funkcionon SI shtet ,kompetencat qe do fitoni 4 per qind te popullsis serbet e bojn Jo funcionale shtetin.Edhe premtimet e emisarve nga premdimi nuk Jon te sinqerta dhe manipuluese duke perfshi edhe keta nga shba.Eshte per te ardhur keq qe opozita e Kosoves nuk e perkrah qeverin Kurti,edhe ose fajtor jonepo keta qe Ben nenshkrimin e kesaj bashkesie komunash me shumice serbet.Po trumbetohe neper midia kjo”zajednice” edhe ne marveshje te ahtisarit,eshte manipulon I paster ,dihet SE mediat Jon te kapura nga partat e Soros,parat serbet dhe ruse,Rasti ma fundit me axhetin FBI tregom qart SE polika shqipetaret ne Kosoves dhe Shqiperi Jone te kapura indirekt nga parat ruso-serbe.Dhe per fund mbes me shprese SE z.Albin Kurti nuk do lejoje qe shtetit I Kosoves nuk do falimentoj nga sulmet serbe Po ato te emisarve te shba,te koruptuar nga parat serbet…!

  3. Kurti nje demagog mendjemadh fshatar.
    Per bythe duhet hequr bashke me ate lopen nje dorace
    Erdhi edhe ne Tirane Kurt pordha dhe votoi kunder qeverise.
    Ik more atje ku hane qyl me Xhafer Deven..

  4. Bravo te qofte Albin. Mos shkel mbi parimet e tua mbi te cilat ke ardhur ne pushtet. Ne fund te fundit ne djall karrigia por mjafton mos te damkosesh tradhetar nga gjithe batakçinjte qe kane bere pazar me Kosove. Mos u be si keta koqet e Shqiperise qe i mashtroi nje McGonigal se Eskobari me shoke si puna e ketij mashtruesit jane. Qendro Burresisht ashtu si deri tani.

  5. Shqiptaret jane nen presion te madh nderkombetar, duhet te jene te bashkuar rreth kryeministrit Kurti. Fatkeqesisht e gjithe klasa politike kosovare po mundohen per interesa te vogla personale e inate karjeriste. Kurti ka mandatin e popullit qe e ke zgjedh i takon atij bara te mare vendimet e duhura. Ai duhet te mare nje vendim qe te jete ne perputhje me kushtetuten e kosoves. Per unitetin e klases politike kosovare te mos lodhet shume nuk behet stan me lepura. Kurti ti drejtohet popullit per vendimin qe do mare.

  6. Opozita po akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama dhe kanë paraqitur edhe një kërkesë për mocion me debat në kuvendin e Shqipërisë. Por ndërkohë agjenti i FBI shfaqet në një foto shumë miqësore me Enri Ceno, aktualisht sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, njëkohësisht edhe ish-kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhje.

    Në foto janë së bashku ish shefi i kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal, zyrtari i partitë i partisë demokratike, pjesë e foltores dhe Fjoralba Dizdari anëtare e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.

  7. Karin karin, ska shonc qe mos te firmosi, i priten te gjitha mbeshtetjet, me ke do bashkepunoj me marsianet. Kjo dihej qe ne fillim, e kam demklaruar shum kohe me pare, ska shpetim, te vetmen gje qe mund te bente ky bolja ishte te merrte dicka mbrapsh, por qe me kete qendrim lesh ka marr. Qe ne fillim duhet ti vente kushte mbi asosacionin, nese e doni un dua kete, ate etj etj. Po ky bolja targat jo leshi jo persheshi. Diletentant fare

  8. Kështu është kur e fut veten në qorrrsokak. Kosova dhe Albini janë shumë të vegjël për ti dal kundër vullnetit të Amerikanëve dhe Europianëve. Jo-ja është gjëja më e elhtë për tu thën, po pastaj çfarë ndodh?! A ka këllqe Albini tA vër nën kontroll Veriun e Kosovës apo do të bëj si Palestinezët që vazhdojnë thonë jo po gjithmonë e më pak ju ofrohet nga Izraelitët.

  9. Tani, procesin penal që zhvillohet në SHBA kundër një ish-zyrtari të lartë të FBI-së, ia paraqesin popullit shqiptar si proces kundër Kryeministrit të Shqipërisë, sikur i pandehur (në gjendje të lirë) dhe i akuzuar për mosdeklarim të ardhurash dhe mosraportim të takimeve të zhvilluara me të huaj nuk është Mëkgoginëll, por Edi Rama.

    Sali Berisha, njeriu i shpallur non- grata nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, i shpallur “ordiner i rrezikshëm” nga shtypi gjerman dhe “drejtues i regjimit të gangsterëve” nga shtypi anglez; Sali Berisha, i cili pati burgosur kreun e opozitës (1993), rrahur deputetët e opozitës (1996) dhe pushtuar me dhunë institucionet qendrore të shtetit (1998)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *