• |
ide | kryesore

VIDEO/ U shtir si ftuar, protesë kundër Kurtit në lajmet e RTK-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rtk



Edicioni i lajmeve në RTK nisi shumë ndryshe mbrëmjen e së mërkurës. Një aktivist i PSD u fut në studio sapo nisi edicioni informativ i lajmeve. Personi i identifikuar si Nol Nushi, mbante në duar pankartën: “Radio Televizioni i Kurtit”. Ai ka mundur të futet në ambientet e studios duke u shtirur sikur ishte i ftuar në emision. Protesta e tij vjen pas emërimit të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla si drejtor i Radio Televezionit të Kosovës.

Moderatorja e RTK ka kerkuar ndjesë pas këtij episodi. “Ju kërkoj ndjesë për ato skena që patë pak më përpara kur në mënyrë të paorganizuar dhe të panjohur si nga ana e stafit, si nga ana e redaksisë persona të panjohur hyn brenda përbrenda televizionit publik dhe bënë atë që ju patët mundësi ta shihni pak më përpara”, – tha moderatorja.

Edhe RTK bëri një deklaratë duke dënuar aktin e aktivistit të PSD-së.

“Akte të tilla janë të papranueshme dhe përçojnë mesazh të kundërt me vlerat që prezanton transmetuesi publik. RTK e respekton të drejtën e secilit për të shprehur kundërshti ndaj proceseve, por njëkohësisht kërkon që kjo të bëhet brenda suazave normale të protestës dhe jo të pengoj procesin e rregullt të punës. RTK ka hequr dyert e dyfishta me idenë që të jetë më afër qytetarëve, por jo që kjo të keqpërdoret dhe të pengoj procesin e punës” – thuhet në reagimin e RTK-së. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Sulmi ne studion e lajmeve te RTK nga nje militant socialdemokrat me parrullen kunder Kurtit eshte thirrje politike per rrezimin e qeverise per shkak te rezistences ndaj modelit te ofruar per Asociacionin.

    Pervec zerave politike te dy ish Kryeministrave, Hoti dhe Haradinaj, perfaqesuesve te LDK e PDK, ne median kosovare dhe ate te Shqiperise, po hidhen akuza te tipit Kreshnik Spahiu, dikur Kuq e Zi, se oferta duhet pranuar pa kushte pasi “Kosoven e cliroi Amerika e jo Kurti”.
    Te tjere, pa permendur rrezimin e qeverise, po sugjerojne nje ekip nderkombetar ne Kosove per arritjen e Asociacinit, ndonese Kosova ka bere zgjedhje demokratike, ndryshe nga Serbia e Shqiperia.

    Nderkohe Serbia ngre sloganin e kahershem ne gojen e gjithe emisareve:”Paqja e siguria ne Ballkanin Perendimor-prioriteti yne”.

    Kjo furtune mbi Kosoven mbart edhe mundesine per destabilizimin e saj te brendshem dhe nje kthim pas te statusit te vendit te lire e te pavarur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *