• |
ide | kryesore

Vrαsja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, arrestohet autori i dyshuar në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjelosh Krasniqi, që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Briken Sanajt natën e 30 tetorit në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë është arrestuar sot në Pejë. Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Gazeta Express.

Si ndodhi vrasja
Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”.  Pasi dolën në Unazë, vijuan përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hynë në autostradë, nga e cila hynë në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogjën makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash. Targat e makinës tip ‘Benz’ i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *