• |
ide | kryesore

Zbulohet kontrata/ Si gënjeu Rama për 137 fluturimet me çarter

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Deputetët e Rilindjes rrëzuan, në 12 janar, në një veprim të konsideruar të paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese, kërkesën për te hetuar shpenzimet e luksit të Edi Ramës në përdorimin e avionit të tij çarter, duke demostruar këmbënguljen kokëfortë të shefit të qeverisë për të bërë transparencë lidhur me udhëtimet e tij të luksit. Por sot kontrata mes drejtorisë së shërbimeve qeveritare dhe shoqërisë ajrore Air Albania, që ruhej si një sekret shtetëror është bërë së fundi publike.

Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al shihet qartë se shefi i qeverisë ka gënjyer publikisht kur thoshte se udhëtimet e tij qenë me çmim promocional pasi ato bëheshin për të promovuar linjën e re ajrore me flamurin shqiptar. Në pesë fletët e kontratës rezulton se kreu i qeverisë nuk ka fluturuar me çarter për t’i bërë reklamë “Air Albania”, pasi nuk ekziston asnjë marrëveshje reklamimi mes tij dhe kompanisë që i përket avioni ‘Airbus A319-100’, me emrin Ismail, me të cilin është akuzuar nga opozita se ka shpenzuar të paktën 22 milionë euro udhëtime.

Në kërkesën e hedhur poshtë, të nënshkruar nga 35 deputetë opozitarë, kërkohej “verifikimi i ligjshmërisë së shpenzimeve të 137 udhëtimeve jashtë shtetit të kryeministrit Edi Rama nga data 10 shtator 2013 deri në 31 tetor 2022”. Por tani kuptohet më lehtë se përse Rama nuk donte t’i hapeshin këto letra, sepse ai ka gënjyer publikisht për marrëveshjen që ka për të përdorur çarterin privat.

 Porsa plasi skandali i hakerave iranianë, që publikuan të gjitha të dhënat e fluturimeve të kryeministrit në sistemin TIMS, shefi i qeverisë humbi në labirinthin e alibive të pafundme.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakënbsp;

Duke dhënë përgjigje pas zbulimit të listës të rjedhur nga sistemi TIMS, në vend që të jepte fatura dhe shpjegime zë për zë për udhëtimet që ka kryer, kryeministri që do pushtetin e politikanit, por ëndërron jetën e milionerit, u mor me sulme personale ndaj kundërshtarëve, kritikëve apo drejtësisë. Nga një sallë në Bulqizë ku dhjetra militantë trushpëlarë duartrokisnin çdo gjë që ai nxirrte nga goja, Rama tha:  “Që ta dijë hiena që është non grata, se hiena kur bëhet non grata është llahtar fare, apo hienë spiun, më keq akoma. Pastaj janë edhe ca hiena të tjera që kuisin në ekrane e portale gjithë ditën e natën, i bëjnë llogaritë me çarterat që marrin vetë, por janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen të gjitha. Në fund triumfon e vërteta, por do hash dynjanë, se e ke rrugën mbushur me hiena”, tha atëhere Rama. Ai e vazhdoi për disa ditë këtë taktikë mbrojtëse duke shkruar edhe në rrjetet e veta sociale: “Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!”.

Ai fillimisht tha se marrëveshja shërbente si model i promovimit dhe reklamimit të linjës ajrore me flamur shqiptar. Pastaj nxorri shifra qesharake për kostot e këtyre udhëtimeve (faksimilja lart).

Natyrisht, kush ka dy pare mend nuk mund ta hajë se një udhëtim me avion personal kushton 600 mijë lekë të vjetra,  askush nuk e besonte se ne paskemi një kryeministër super star që shërbeka si maskot i kompanisë ajrore dhe fluturon me avion taksi për t’i bërë promocion asaj.

   

21 pyetjet që SPAK duhet të ngrejë për fluturimet charter të Ramës”;

Edhe më parë mediat kanë kërkuar të kenë kontratën pas të cilës fshihet kryeministri. BIRN arriti të tregojë se paratë që paguhen për qeranë e avionit të luksit derdhen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, shpenzimet e së cilës nuk llogariten në fondin e Këshillit të Ministrave. Dhe kur është pyetur nga mediat, kjo drejtori ka refuzuar të japë informacion se sa kushton një orë fluturimi në kontratën që ka me Air Albania. Kërkesave për transparencë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare u është përgjigjur se këto shpenzime janë konfidenciale. Por sot është bërë publike kontrata ku nuk gjendet anjë klauzolë lehtësuese për promovim siç pretendoi shefi i qeverisë.

Armand Shkullaku: Charteri, çarku ku ka ngecur Rama

Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”. Pikërisht se do t’i ruajë pas konfidencialitetit tekat e tij të luksit, Edi Rama fillimisht u mundua t’i shuaj me sharje dhe batuta zbulimet që bënë hakerat iranianë. Dhe pikërisht për këtë, deputetët e tij shkelën ligjin dhe Kushtetutën duke mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor. Njeriu që duhej të ishte më i interesuari për transparencë, në këtë rast duhet të ishte vetë kryeministri, por ngaqë e ka përdorur çarterin qeveritar si taksi private, ai fillimisht zgjodhi ofendimet e tani së fundi moszbatimin e ligjit. ©Lapsi.al



30 Comments

  1. Ju te medias publikoni e zbuloni skandale PA FUND per kete MONSTER, por problemi eshte se gjindja eshte ose ne gjume, ose analfabete.
    Monstres kjo nuk i hyn ne sy! Problemin e ka vetem nga të vetët ose nga pertej-Atlantikut.
    Nga ato PO qe i ha meraku!

    1. Stokoholm simdrome i pershtatet me se miri popullit shqiptar.Jemi ne qe alurimin per ngordhjen e diktatorit ne 1985.jemi ne qe jeta jone eshte vetem te hash ate koromadhen pa gjelle e te shkosh ta zbrazesh pas disa oresh qe jo vetem i mbajme keta gjakpires te na udheheqin por edhe s durojme te na i shaje kush.Kendoni kengen : Oh sa mire te jesh shqiptar o barkthate. Ps : Te me falni per fjalorin e pa pershtatshem por me vjen vertet keq per gjendjen ku ndodhemi dhe reagimin e shoqerise

  2. Hajdut me cizme quhet ky KM, edhe tek aeroplani do te vjedh kete popull qe paguhet nga taksat tona.

    1. Po mendoja sikur kto monstra te mungonin ne thojza,….po mediat me çfare do merreshin , prandaj mediat dihet ti bejne lavde ketij populli trim liridashes, dhe njekohsisht trushplare qe prodhon mostra dhe kriminele e hajdute te cilet dhe i eksportojme ne masë , edhe njeherë faleminderes gjytryma te lashte e te leshte qe mbanigjalle shushunjat tju pastrojne gjakun e piset ,…ne thojza, se populli nuk shahet ? por …shfrytezohet

  3. Ça duhet te ndodhe me shume o i gjati ine ? Nga skandali ne megaskandal , nga ligesia ne superligesi . Ngado te te kapesh e ngado te te zeshe te ngel ne dore se full me vjedhje , intriga , genjeshtra e ligesi . Kurre me ! Kurre mos i ardht ketij vendi nje pis e ligesi si ty . Demin qe i ke bere shqiperise dhe shqiptareve eshte pothuajse i parikuperueshem . Kriminelet i veshe me petkun e pushtetit , u dhe tendera pafund dhe popullin e varferove dhe detyrove te largohet . Burgu eshte domosdoshmeri per ty . Dorhiqu sa me pare , nemos , duhesh larguar me force .
    Largimi nga pushteti dhe burgosja jote eshte detyre e çdo shqiptari te ndershem .

    1. Ca largimi more, ky duhet futur i gjalle ne vaske me acid. Ky eshte gangrena bashke megjithe rrobqirat e tjere mavi

  4. Doni me per belulin???? Kush po i ha dardhat o pallosh ? Ku ka kelysh kurve qe i prek dardhat dhe kumbullat pa dijenine tende o funderrine ? Ti je strumbullari i çdo te keqeje ne trojet shqiptare . Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu…… te qifsha ropt me te gjalle e me te vdekur o rrac karakurve . Ty duhesh varur tek bolet e kalit te skenderbeut o kurve e ndyre.

  5. Per para e pushtet tu erresuan syte aq shume o pallavesh i gjate saqe je kail ta shkaterrosh shqioperine per pushtetin tend .

  6. 137 fluturime me çarter? Sulltani yne ky. Makuteria te ben te fluturosh me presh. Do i vi dhe radha e preshit.

  7. “…137 udhëtimeve jashtë shtetit të kryeministrit Edi Rama nga data 10 shtator 2013 deri në 31 tetor 2022”.

    2022-2013=9 vite

    137/9=15.2 udhetime charter/vit

    15.2/12=1.26 udhetime charter/muaj

    Pra e gjithe kjo zhurme po behet per 1 udhetim ne muaj me charter te Kryeministrit te Republikes se Shqiperise.

    E kuptoni sa te vegjel jeni?!

    Keto jane betejat tuaja?!

    Ky eshte revolucioni?!

    Me keto karlliqe mendoni se do fitoni zgjedhjet pas 4 mandatesh?!

    Njerez pa fe, pa atdhe, pa flamur!

  8. Ehh..,mor Popull rilindas
    Dhe Ju pensioniste te pazote,
    Me ju mbeshtetes te PS-se po flas
    Qe vota i’u ka shku kot:
    15 mij EURO nji ore fluturim
    Edvin Mafia ka shpenzu
    Mendoj se vetem 100 euro n’xhepin tim
    Nji muaj pa marre borxh e kisha kalu!

  9. O shqiptar , zgjohuni , merrni më në fund fatet e Shqipërisë në dorë , më mirë vonë se kurrë të rrafshoj gjithë qënien tonë , ky kryem.. , i sëmurë me kartel mendërisht , mbasi pushteti prej 10 vjetësh me para e orgji , e ka verbuar e tërbuar këtë bishë mostër dhe nuk di se ç’ bën për të shkatërruar e xhvatur gjithshka ky bastard i pjelles më të ndyrë të paraardhësve të vet. .

  10. Pas cdo skandali, genjestra eshte “argumenti” mavi ne 10 vite, por gurutë bien kur eshte zgjedhur pasardhesi…

  11. Te gjithe patronazhistet e lodhur dhe te keqpaguar te PD-se qenkan mbledhur ketu.

    Po ikni o te mbaruar. Shkoni gjeni ndonje pune prej verteti.

  12. Opozita po akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama dhe kanë paraqitur edhe një kërkesë për mocion me debat në kuvendin e Shqipërisë. Por ndërkohë agjenti i FBI shfaqet në një foto shumë miqësore me Enri Ceno, aktualisht sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, njëkohësisht edhe ish-kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhje.

    Në foto janë së bashku ish shefi i kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal, zyrtari i partitë i partisë demokratike, pjesë e foltores dhe Fjoralba Dizdari anëtare e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.

    1. Ti jorgo palikaris me patronazhist I mirepaguar kam edhe une nevoje the me besh nje gojore me duket se ke goj te madhe se kam pall the madhe he shum I peshtatur per kte Pune dhe duhet te paguhesh …te fala sateme

  13. Meqenese KM kam marre pamje shtrige nga paraplakja, dhe i pelqen te fluturoje shpesh me carter dhe lire, mund te hipe ne nje fshese dhe te udhetoje falas.
    Pyetja eshte se cfare perfitoi vendi nga keto udhetime te te pashpresit?!
    – 30 udhetime mund ti kete per te blere breke me lule, kravata, poture dhe atlete .
    -70 per lobingje kunder vendit te vet dhe ndermjetesim per Aleksandrin, takime me Sorrosin dhe shperndarje dhorosh per te korruptuarit ,
    – Te tjerat mund te jene takime zyrtare por pa asnje lloj dobie per vendin.
    Po i zvogelohet cdo dite popullata me keq se ushtria e putinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *