• |
ide | kryesore

Dëmtimi i ri i Pogba, tani Juventus dyshon në të ardhmen e tij: bardhezinjtë po vlerësojnë situatat

-Instant, Sport
Pogba



Fillimisht lajmi i mirë për Juventus: ekzaminimet për Paul Pogba nuk zbuluan asnjë dëmtim në përkulësit e tij. Francezi madje u përpoq edhe të stërvitej dje, por duke pasur parasysh se ndjeu pak dhimbje, u mbajt pushim si masë paraprake. Kjo është arsyeja pse ai do të mungojë kundër Lazios në Kupën e Italisë. Allegri në këtë pikë shpreson që ai të rikuperohet për ndeshjen me Salernitana në kampionat. Askush nuk guzon te Juventus, duke pasur parasysh kalvarin sezonal që po përjeton francezi. Kalvar i cili, siç është normale, po analizohet nga drejtuesit e klubit. Ferrero e të tjerët mendojnë për të tashmen, por janë të shqetësuar për të ardhmen.

Sepse Pogba nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga 19 prilli 2022 kur ende mbante fanellën e Manchester United. Duke përjashtuar ndeshjet e kontrollit të javëve të fundit, ai nuk ka luajtur prej 193 ditësh. E duke qenë se paga e tij është rreth 10 milionë euro, cështja kërkon reflektime serioze. Të gjithë te Juve shpresojnë ta shohin 29-vjeçarin përsëri në fushë në fund të sezonit. Oktapodi mund të rilançohet në funksion të vitit të ardhshëm. Por, nëse nuk do të ishte kështu, do të bëhej i papërballueshëm ekonomikisht, duke e mbajtur në ekip me shifrat aktuale.

ASNJË BONUS SKUADRE…

La Gazzetta dello Sport shkruan se drejtuesit e vjetër kishin menduar heqjen e bonuseve të skuadrës, që lojtari merr pa luajtur. E ky është një tregues domethënës. Por edhe është e vështirë të imagjinohet një shitje e mundshme. Duke qenë se Pogba, siç filtron, nuk dëshiron të ulë pagën, askush do t’i garantonte të njëjtën pagë, pas një viti pa luajtur. Sepse është e qartë, se sa më shumë të zgjasë mungesa, aq më shumë do të duhet për t’u rikthyer në formë.

Lexo më tej: Një mallkim i vërtetë, Paul Pogba dëmtohet pa luajtur asnjë sekondë: “Ndoshta pas 3 muajsh do të jetë gati”

Ndoshta një mënyrë e mundshme do të ishte ajo e zgjidhjes së kontratës. Me tre muaj të sezonit ende për të përfunduar, dhe me ndeshjet që Juve duhet të luajë ende, këto janë vetëm diskutime teorike. Një gjë është e sigurt: Pogba ka 120 ditë për të treguar se mund të rikthehet në nivelin e tij. E rrjedhimisht t’u konfirmojë bardhezinjve se kishin të drejtë që besuan përsëri te ai. Nëse jo, domosdoshmërisht do të hapet një kapitull i ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *