• |
ide | kryesore

Dhunë dhe vjedhje, arrestohen dy të rinj në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të rinj janë arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht nga policia e Vlorës për dhunë dhe vjedhje. Shtetasi H. K u vu në pranga nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht nënën e tij. Ndërsa 22 vjeçari K. K, akuzohet për vjedhjen e një shumë parash në një banesë dhe dyqan.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. K., 25 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht nënën e tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u ndalua shtetasi K. K., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me një shtetas 13 vjeç, për të cilin ka nisur procedimi penal, ka vjedhur shuma parash, në banesën dhe në dyqanin e shtetasit Q. B.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *