• |
ide | kryesore

Gentian Zenelaj flet për lojën e Amos Zaharia në “BBV”

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Gentian Zenelaj ka folur së fundmi për  lojën e Amos Zaharia në “Big Brother VIP 2”. Në një intervistë për “Top Albania Radio” , Gentian zbuloi se nuk e ka përjetur mirë situatën e Amos dhe nuk ka qenë dakord me pjesëmarrjen e tij në  reality-show.

“Amoxhi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë. Nisa ta shikoj sepse ishte Amos, Genti, Herioni dhe Olta pra disa aktorë, por pati edhe disa skena që mua nuk më pëlqyen. “BBV” është një eksperiment ushtarak i bërë në Hollandë, që teston në njëfarë mënyre limitet e njerëzve. Kur humbet nocionin e kohës dhe realitetit është shumë e keqe.

Lexoja komentet dhe pashë një dyndje te njerëzit me komente negative.  Amosi mund të bëjë humor të zi por ka një mani njerëzish që shkojnë deri tek mallkimet, dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative. Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmjet ekranit. Më duket pak dashakeqëse dhe e tepërt. Erdhi na takoi dy ditë para se të futej i thashë mos u fut. Në mënyrë pragmatiste kishim projekte të lëna përgjysëm dhe nuk na bënte mirë që të largoheshe. Jam shmangur nga këto, ai është një djalë i lexuar, ka një humor të zi me nëntekst”, u shpreh aktori.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *