• |
ide | kryesore

Igli Tare i qetë për rinovimin e Milinkovic-Savic: “Çdo gjë do zgjidhet në momentin e përshtatshëm”

-Instant, Sport
Igli Tare



Merkato edhe e mbyllur tërheq vëmendjen. E para ndeshjes Juventus-Lazio, drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare bëri një bilanc të transfertave dimërore. Drejtuesi i lartë shqiptar i klubit është ndalur edhe te e ardhmja e Sergej Milinkoviç-Savic. “Një tjetër torturë e gjatë për Milinkoviç Savic nga tani deri në qershor? Ka efekt të kundërt tek unë, sepse unë e di se si janë gjërat. E për këtë arsye nuk ka asnjë torturë. Gjithçka do të zgjidhet në kohën e duhur. Shkruhet se lojtari ka dyshime për rinovimin e kontratës? Gjëja pozitive është se nuk lexoj kurrë cfarë shkruhet. Kështu që nuk vazhdoj përpara me nëse apo ose. E di si janë punët dhe jam i qetë. A kam besim? Gjithmonë, gjithmonë”, tha Igli Tare për Mediaset.

Lexo më tej: Tare paqe me Sarrin, festë e madhe familjare te Lazio: të dashurat e gratë, prezent për 123 vjetorin

Lazio aktualisht është në vendin e tretë me 38 pikë, vetëm dy larg Inter në vendin e dytë. Bardhekaltrit synojnë zonën Champions dhe do të provojnë edhe të befasojnë Juventus në Kupën e Italisë. Pikërisht nga Juventus ka mbërritur në huazim Luca Pellegrini. “Ishte një nevojë e shprehur nga trajneri dhe ne mundëm të sillnim në shtëpi një djalë të ri, që mbi të gjitha i do këto ngjyra”, përfundoi Igli Tare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *