• |
ide | kryesore

Misteri i çështjes Bakayoko, presidenti i Adana Demirspor: “Ishte gati të firmoste, pastaj nuk e di çfarë ndodhi”

-Instant, Sport
Bakayoko



Në situatën e një merkato transferimi në Itali që nuk dhuroi pothuaj asnjë emocion, spikati Tiémoué Bakayoko. Ai ishte, në mënyrën e tij të vogël, një rast emocionues. Të hënën në mbrëmje ishte hapur mundësia te Cremonese. Shansi u shua menjëherë të martën në mëngjes, por gjatë ditës ishte shfaqur edhe Lyon. Edhe negociatat për të shkuar në Ligue 1 u mbyllën, ndërsa në mbrëmje Adana Demirspor bëri një tentativë serioze. Francezi i kishte thënë jo disa javë më parë turqve, por këtë herë u duk i bindur. E pikërisht kur lamtumira me Milanin dukej e kryer, erdhi një tjetër prapaktheu. Bakayoko anashkaloi nënshkrimin me klubin e drejtuar nga Vincenzo Montella. Si ndodhi kjo? As Murat Sancak, presidenti i klubi turk, nuk mund ta shpjegojë këtë.

“Së pari dua të mohoj lajmet sipas të cilave Bakayoko hoqi dorë pasi pa strukturat tona. E vërteta është se në orën 2 të mëngjesit ai shkoi në selinë e Milan për të firmosur përfundimin e marrëveshjes së huazimit. Një akord që kuqezinjtë e kishin me Chelsea e pas të cilit do të nënshkruante marrëveshjen tonë. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi, por gjithçka u rrëzua”, tha numri një nga Adana.

Prandaj, Bakayoko do të qëndrojë te Milan deri në qershor. Edhe pse mesfushori në thelb është jashtë projektit teknik të Pioli. Tekniku në fakt e grumbullonte shpesh, por kurrë nuk e la të dilte në fushë. Në fund të vitit ai do të kthehet te Chelsea, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *