Mesa duket kryeministri Rama e ka kuptuar çmimin e rëndë publik që pagoi nga droja për t’u përballur me interpelancën e opozitës për çështjen “McGonigal”.
Këshilltarët e tij që në drekë janë futur në një ofensivë për të negociuar shfaqjen e tij në sa më shumë nga emisionet e kësaj mbrëmjeje. Pasi i pari e refuzoi Blendi Fevziu i cili kishte prenotuar që më parë një emision me Berishën, kryeministri zgjodhi servisin e përhershëm, Top Channel.
Ndonëse emisionin aty e drejton ish-opozitarja Grida Duma, Rama do të shfaqet fillimisht aty. Pastaj radha do t’i vijë “Të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit. Më pas Erla Mehillit në “Now” në Euronews Albania.
Deri më tani kërkesa e zyrës së shtypit të Ramës ka qenë që ai mos përballet në studio me pyetjet e gazetarëve apo opozitarëve, por të dialogojë vetëm me moderatorët. Pas orës 21.00 do të shihet nëse ai do te bëjë në TV, show-n e munguar që nuk iu la Elisa Spiropalit në parlament.