• |
ide | kryesore

Putin: Sërish pas 80 vitesh, Rusia përballë tankeve gjermane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
putin



Vladimir Putin e ka krahasuar pushtimin rus të Ukrainës me luftën kundër Gjermanisë naziste, në një fjalim për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Betejës së Stalingradit. Duke përmendur vendimin e Gjermanisë për të dërguar tanke “Leopard 2” në Ukrainë, ai tha se historia po përsëritej.

“Është e pabesueshme, por e vërtetë. Ne përsëri po kërcënohemi nga tanket gjermane Leopard”tha Putin.

Gjermania është një nga vendet e shumta që ndihmon Ukrainën të mbrojë territorin e saj. Rusia nisi pushtimin e saj të përgjakshëm në shkallë të plotë pothuajse 1 vit më parë, duke nxitur vendet perëndimore të dërgojnë armë dhe ndihmë për qeverinë në Kiev.

Duke folur në Volgograd – emri modern i Stalingradit – Putin la të kuptohej se ai mund të kërkonte të lëvizte përtej armëve konvencionale.

“Ata që shpresojnë të mposhtin Rusinë në fushën e betejës nuk e kuptojnë, me sa duket, se një luftë moderne me Rusinë do të jetë shumë ndryshe për ta”, – tha lideri rus 70-vjeçar. “Ne nuk po dërgojmë tanket tona në kufijtë e tyre, por kemi mjetet për t’u përgjigjur. Nuk do të kufizohemi në përdorimin e pajisjeve të blinduara. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë.”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi të shtjellonte komentet e Putinit, por u tha gazetarëve se “teksa armë të reja po shpërndahen nga Perëndimi, Rusia do të përdorë më shumë potencialin e saj për t’u përgjigjur”.

Putin ishte në Volgograd për të shënuar përvjetorin e fundit të Betejës së Stalingradit në Luftën e Dytë Botërore. Mbi 1 milion njerëz vdiqën në këtë betejë, më e përgjakshmja e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë gjithë luftës në Ukrainë, Putin ka kërkuar në mënyrë të rreme të paraqesë pushtimin e Rusisë si një betejë kundër nacionalistëve dhe nazistëve të cilët ai pretendon se po udhëheqin qeverinë e Kievit. Ai iu kthye kësaj teme edhe gjatë gjithë fjalimit të tij.

“Tani, për fat të keq, ne shohim se ideologjia e nazizmit, tashmë në petkun e saj modern, në manifestimin e saj modern, përsëri krijon kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë e vendit tonë. Përsëri dhe përsëri ne duhet të zmbrapsim agresionin e Perëndimit kolektiv” – tha ai. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Cfare retorike/propagande dhe sofizmi!
    Dmth tanket gjermane qe po dergohen per te kundershtuar nie pushtim te nje vendi , i revokojne Putin pushtimin e Rusise gjate operacionit “Barbarossa” !
    Njelloj si Rama qe akuzon per rublaxhinj partine qe futi ne N.A.T.O Shqiperine …nderkohe qe Rama ne 2008 vazhdonte kendonte kenge baklava te tipit N.A.T.O – NATA !

      1. me skllaverine tende ndaj sorros bythqirit ca do te besh
        ja e zhdukem ruspine kinen dhe korene nga harta

        vaksinen ne bythe me detyrim kan me tdhan

    1. pse ca problemi ka pushtimi i nje vendi?
      sa vende jane pushtuar ne histori

      ka shkuar e drejta ne vend janina cameria etj tokat shqiptare ne maqedoni palestine
      afrika qe u nda si byrek me thike etj

      1. Cfare probkemi kur te te perdhunojne gruan e vrasin femijet.. Sa te tjereve u ja ndodhur..ne afrike ndodh minimalisht qe njerezit ti perdhunojne me dru e tu presin gjymtyret per se gjalli,

  2. Por kanë ndryshuar pozicionet.Tani janë rusët nazikomunistë kurse Gjermania është shtet demokratik. Janë rusët që kanë pushtuar dhe janë rrezik europian përfshirë dhe Gjermaninë. Janë rusët që kanë harxhuar me miliarda e miliarda dollarë për armatimin pikërisht për të arritur qëllimet imperialiste për të ripërsëritur perandorinë cariste e sovjetike. Kështu Gjermania, Amerika dhe Evropa po i kundërvihet për shmangur një katastrofë humanitare e shkaktuar nga ky delirant që po prek keqazi dhe vetë Rusinë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *