• |
ide | kryesore

Rama e mohon: Nuk kam lidhje me paratë që ka marrë McGonigal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
McGonigal Rama

Kryeministri Edi Rama mohoi të ketë takuar McGonigal në prani të ndonjë biznesmeni dhe hodhi poshtë lidhjet e oligarkut rus me qeverinë shqiptare. Rama tha se nuk ka lidhje as me paratë që ai ka marrë. 


“Nuk ka ndodhur që të kem takuar atë me biznesmenë. Ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan (Agron Neza) që ma ka prezantuar si mikun e tij. Me mua nuk është folur kurrë për asnjë lloj përfitimi apo biznesi nga ana e zyrtarit të lartë të FBI. Këshilltari im pa pagesë, (Dorian Duçka) u përket shumë viteve të shkuara. E kam njohur në kushtet e detyrës si zv.ministër i Energjisë dhe duke e shfrytëzuar si një njeri që ka njohje dhe kontakte.


Me oligarkun rus (Oleg Deripaska) Shqipëria nuk ka asnjë lidhje, qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje. Asnjëherë nuk është folur për të përveçse tani së fundmi kur opozitat kanë hedhur akuzat. Mësova që paska pasur aksione dhe është larguar menjëherë pasi është vënë nën sanksione. Është njësoj si të them unë tani që një kompani austriake që ka punuar prej vitesh në Shqipëri, që kanë qenë të lidhur me oligarkun në fjalë”, – deklaroi Rama.

Ai tregoi disa episode të takimeve që ka pasur me Charles McGonigal.

“Ish-zyrtarin e lartë të FBI e kam takuar me kërkesë të tij. E kam pritur në zyrë. Kemi pasur një bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshëm. Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse. Kemi folur për rajonin dhe pastaj takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat ose i pranisë së tij këtu ose i pranisë time në SHBA ku kam qenë në asamblenë e përgjithshme të SHBA.

Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme në këtë marrëdhënie që është normale. Nuk është e vetmja që kam me përfaqësues agjencish të ndryshme. Dhe nuk kam pasur detyrim të lajmëroj askënd sepse është pjesë normale detyrës sime”, – deklaroi ai në TCH. ©LAPSI.al


15 Comments

  1. Interviste dinjitoze.

    Kryeminister dinjitoz.

    Cfare kontrasti me ate qe kerkon te jete alternativa e tij.

    1. Pallakaris, vetem interviste dinjitoze nuk mund te quhej. Se pari km yt dukej qarte se ishte nen efektin e stimulanteve (se cfare kishte marre, kete mund ta dish vetem ti qe i lepin bythen). Se dyti ai kundershtonte cdo gje dhe bente sikur nuk dinte asgje e kerkonte medemek qe hetimi te shkonte deri ne fund e vetmja gje qe ai nuk do. Problemi i tij eshte se personi A dhe personi B, me sa duket jane bere bashkepuntore te drejtesise amerikane dhe kjo eshte ajo qe tremb shume km tend o Pallakaris. Se treti, a e vure re se si i ndryshoi shprehja e fytures kur mesoi se kryetari i komisionit te ligjeve ne SHBA kishte kerkuar qe Kongresi te hetonte mbi MvcGonigal? Dinjiteti i km tend o Pallakaris, nuk ekziston me. Ai ka vetem nje avantazh ne kete moment, nuk mund te denohet nga drejtesia amerikane sepse eshte ne detyre, por ata legenat amerikane, kane edhe nje ves te keq, ne republikat e bananeve i grabisin qeveritaret dhe mund t’i cojne edhe ne Guantanamo. E Guantanamo eshte i veshtire per t’u perballuar. Gjithsesi, Yuri Kim po iken dhe po vjen nje ambasador tjeter qe ka qene personel i ambasades ne kohen e Rayersonit. Punet tani do shkojne edhe me keq. Por Rama nuk e ka problem se ia mbath me ndonje sasi te madhe lekesh, gjithmone nese mundet, problemi eshte tek pallakaret e shumte qe nuk do kene me cfare te lepijne. Ben mire o Pallakaris t’ia mbathesh ne Angli me gomone. Merr edhe ndonje lek borxh per te paguar trafikantet dhe mos harro, nderro emer…

  2. Po kush te beson ty o mafijoz? Ti je me mafioz se Neza dhe ai spiuni I FBI qe do Haj te semes tani?Ty te besojne vetem Jorgot e palikoqeve qe ushqen me sufllaqe! Po foton qe kishte dal me ty ai spiuni pse ia tregoi te dashures? Ju jeni te gjithe nje mut ,e ropt ate popull dhe paguani per te ber foto me shkerdhatat amerikano- hajdutet!

  3. Dhe nje sqarim per ata qe se kuptojne drejtesine amerikane. Amerika ste mer te pandehur po nuk provon dot qe ke kryer krim. Ktij McGonial ja kan gjetur shkeljet qe e kane plasur brenda. Nderkohe kane dhene personat bashkepuntore te tij ne krim qe te meren ne pyetje ku jane midis te tjereve sejmenet e Rames dhe vete ai. Gjate hetimit kta pyeten e sa po ju gjendet fajesia arrestohen. Ndaj her he ndaj te tjereve ska akuze po detyrim paraqitje. Kur ta pyesin Ramen ata hetues qe te dridhen leshte e kembes zor se i genjen ata qe ska korruptuar administraten amerikane. Ja kjo pritet te vije pas hetimeve.

  4. “Doktor, është problem i madh kur ne nje moshe te caktuar, ne te cilën te nevojiten bastunë te qendrueshem, rrethohesh nga imbecile te painformuar.

    Per te kuptuar dhe njohur se kush janë ortaket e Dorian Duçkes, e ke shume kollaj. Duhet te pyesësh kunatën tende, zonjën Vjollca Hoxha (gruaja e baxhanakut rahmet paste qe ti nuk e njihje).

    Pyete zonjen Vjollca, ku shkoi Dorian Duçka pasi ajo i trokiti per ndihme me rekomandimin e familjes tende.

    Ne cilin shtet partner dhe aleat ai nderhyri dhe i siguroi vizen zonjes Hoxha.

  5. Nuk po i ngjisin me flalet.
    Sales i ngjisin si me zam.
    Rama ka marre nje kthese te forte nga pranimi i fajit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.