• |
ide | kryesore

Rama struk kokën nën fustanet e Linditës dhe Elisës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama mcgonigal



Në një seancë të turpshme, parlamenti shqiptar ka hedhur poshtë dy nisma të opozitës, njërën për të zhvilluar mocion me debat dhe tjetrën për interpelancë me kryeministrin, që kërkonin të zbardhnin lidhjet e tij me agjentin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal. Por Rama që u fsheh një javë, me pretendimin se ishte me grip, është shmangur edhe nga kjo seancë. Lindita Nikolla nuk pranoi ta fusë në rendin e ditës kërkesën për mocion me debat të bërë nga grupi i Berishës. Ndërsa për minimin e interpelancës u përdor një truk tjetër. Rama ngarkoi të përgjigjej në vend të tij, Elisa Spiropalin, e cila nuk kishte as djeninë më të vogël për takimet personale të shefit të saj me ish agjentin e FBI-së dhe me këshilltarët e tij informalë.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal 

Deputeti Gazmend Bardhi, që u përfshi në debate të ashpra me Lindita Nikollën, e kundërshtoi fshehjen e Skënderbeut pas Mamicës duke thënë: “Me të drejtën si i pandehur, ai edhe mund të heshtë, sepse çdo gjë që thotë mund të përdoret kundër tij, por me detyrimin si kryeministër ai nuk mund të fshihet pas Elisës. Zonja Spiropali nuk ka qenë në takimet me Mcgonigal, aty kanë qenë vetëm Rama, Duçka dhe Neza. Vetëm ata mund të dëshmojnë. Prandaj në interpelancë duhet të paraqitet kryeministri”. Ai ironizoi: “Rama nuk mund të fshihet pas fustanit të Elisës“. Kjo e fundit kur mori fjalën nuk dha asnjë shpjegim pse ishte caktuar të fliste në vend të shefit, vetëm shfru ndaj opozitës së non gratave.

‘Është miku im’/ Deputetja Vokshi nxjerr videon e Ramës në Kuvend, Nikolla i heq fjalën 

Mes zhurmës, sharjeve, thirrjeve: “Pse fshihet Rama”, debati u zhvillua në dy shina kryesore. Lindita Nikolli pretendonte se interpelanca me zevendësues janë zhvilluar edhe herë të tjera dhe opozita i ka pranuar ato. Gazmend Bardhi këmbëngulte se kjo ka ndodhur vetëm atëherë kur kjo është pranuar nga kërkuesi i interpelancës, por në këtë rast Spiropali nuk mund të përgjigjej për një aktivitet që shefi i saj e kishte zhvilluar privatisht në gjysëm klandestinitet.

Pas ndërprerjes dy herë të seancës me pushime 10 minutshe, Lindita Nikolla, me një logjikë shvejkiane, konkludoi: “Ju tërhiqeni nga interpelanca dhe ne vazhdojmë me rendin e ditës“. Socialistët vazhduan disa votime mes bllokimit të foltores, rrëmujës dhe thirrjeve: “nxirrni Ramën”, “a u shërua nga virusi McGonigal”, por si përfundim, kryeministri shkaktoi aq kaos sa iu shmang përgjigjeve për skandalin e korruptimit të agjentit të FBI-së, që e pagoi për ta përdorur kundër opozitës. Kjo e shtyu deputetin Petrit Vasili që të thoshte me ironi duke dalë nga salla: “Ai ia doli të fshihej pas fustanit të grave“.

“Fshihet pas fustanit”/ Bardhi kërkon kryeministrin Rama në Kuvend 

Ndërkohë që parlamenti ishte në rrëmujë, njeriu që e shkaktoi atë duke refuzuar të paraqitet në interpelancë, Edi Rama, pasi përdori Lindita Nikollën dhe Elisa Spiropalin, u shfaq me një qëndrim absurd duke akuzuar opozitën si shpifëse dhe humbëse elektorale: “Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike, mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim” cicëroi ai në Twitter.

“McGonigal” bëhet politik në SHBA/ A do të ketë kosto për Edi Ramën? 

Po pyetja më normale që lind është: A nuk e mbante dot këtë qëndrim në sallë? A nuk i përgjigjej dot normalisht pyetjes së kundërshtarëve të vet politikë? A nuk do qe më e lehtë, nëse të gjitha këto janë shpifje, të triunfonte në një mocion për debat? A nuk mund ta shmangte këtë gjullurdi duke bërë normalisht detyrën e një shefi qeverie në një republikë parlamentare?

Duke u sjellë në këtë mënyrë, Edi Rama vetëm përforcoi hipotezën që përmendi Gazmend Bardhi se ai po sillet si një i pandehur që ka frikë se ato që thotë mund të përdoren më vonë kundër tij. Prandaj kalon nga flama e virusit, në grip politik dhe nuk pranon të japë shpjegime, sepse ende nuk e di se ç’ka në dosjet e drejtësisë amerikane për të. Dhe për sa kohë të zgjas ky ankth do ta strukë kokën nën fustanet e Linditës dhe Elisës. ©Lapsi.al



40 Comments

    1. Palikari dhe Kim i kane mbetur Rames, po i vjen fundi mortjes dhe gjithe atyre plehrave qe perkrahin nje mafioz qe blen amerikan me djersen e taksat e popullit

      1. Mos e perserit me. Iku Rama.

        Ekstradimi pune ditesh.

        Ndersa me daten 11 revolucioni shperthen.

        Ti mos harro te dalesh ne ate date qe te marresh racionin e sallomit.

  1. Me ne fund fole edhe ti o mavri. O Jarge shif shendetin tend se te gjatin “e zuri dhe ja hodhi” ndersa ty qe je bytheçpuar nuk ja doktor qe te sheron.
    Ik e qiu o qirje pallkaris

    p.s. ti nuk po e kupton se çfare “sherbimi te vyer” po i ben e-drames. Normalisht si “..karis” qe je te lejohet, keshtu vazhdo

    1. Po presim me padurim te na hani ate qe s’thuhet me daten 11 shkurt.

      Pastaj shohim e bejme, ne varesi te oreksit tuaj.

          1. Jo jo une nuk do dal.

            Dilni ju qe e keni fiksim sallomin e Rames.

  2. E ka bere aq shume zullumin me kete popull sa filloi te meret edhe me administraten e popullin amerikan.

    Tani qe do ngrihet nje komision ne senatin amerikan te gjej brime te futet halja.

  3. Per te kuptuar dhe njohur se kush jane ortaket e Dorian Duçkes, e ke shume kollaj. Duhet te pyesesh kunaten tende, zonjen Vjollca Hoxha (gruaja e baxhanakut rahmet paste qe ti nuk e njihje).

    Pyete zonjen Vjollca, ku shkoi Dorian Duçka pasi ajo i trokiti per ndihme me rekomandimin e familjes tende.

    Ne cilin shtet partner dhe aleat ai nderhyri dhe i siguroi vizen zonjes Hoxha.

    Kur te ta thote kunata shtetin, aty qendro. Merr fryme thelle se aty i kane rrenjet dhe ortaket e Dorianit.Ku ke perfunduar o ShkulLlak,por vila 570000€ nuk mbahet ndryshe duhen ca rubla ruse ashtu si e pranoje dhe Bushati qe parate na i jep Shkelzeni i salihut

  4. Heu bre.. ne te s’emes
    Palikaris nga ridhjerja,
    I’a ke marre n’goje Rames
    Deri k’tu po t’vjen era!

    Rri urte e ndigjo fjalet e mia
    Se RamMafien s’e shpeton kush,
    Jo nga Sala por FBI-ja
    Kete tashme e din gjithkush!

  5. Lejeni jorgon se eshte figure.
    Me mire jorgon se 10 patronazhiste kokbosh me 100 emra qe sdine as me shkruajt parrulla.

  6. Po te gjithe jane robqire. Kokrrat e hajdutave. Te gjithe jane te korruptuar me amerikane kineze gjermane pafund. Po ne jemi ordinere fare. Pse nuk e shpall USA nongrata kete kryeshkerdhaten nr 1 te pastrimit te parave. Tallin bythen me robt. Cdo gje qenka para.

  7. Cfare autogoli sajoi Rama sot, nga mengjesi ne mbremje! Neper autointervistat e mbremjes deklaroi se nuk kam ndermend t’i pergjigjem kesaj opozite! Po mire, atehere cfare interpelance do zhvillonte Erisa , si e mandatuar nga Skenderbeu I saj?!…
    Rama ne kete rast tallet me Erisen apo me ne te tjeret?!…
    Me ne pa dyshim qe eshte tallur e vazhdon te tallet. Por edhe Erisen e ka thjesht nje konkubine,me te cilen argetohet dhe mbi te cilen abuzon…

  8. Rames nuk i vje e keqja nga opozita, rames ja kon fut gjarprin brenda me kohe. Do e kerkojme ramen si saliu kur te vije ai mallkimi i bashkise

  9. Rama me siguri po mendon se kujt duhet t’ia fusi, qe te largoje vemendjen. Ka shume emra qe lakohen. Taulant Balla te cilit po i sillen rrotull shume gjera, Damian Gjiknuri qe ka lidhje te forta me inveneratoret, Arben Ahmetaj qe eshte me nje kembe ne burg apo dikush tjeter? Me siguri, Rama do mundohet t’ia fuse Veliajt, por a ka force? Sekti mavi edhte ne shkaterrim e siper dhe ndoshta Veliaj eshte projektuar per ndonje sekt me ngjyre tjeter nga sorosianet…. Kush do e haje? Si thoni ju?

    1. “Doktor, është problem i madh kur ne nje moshe te caktuar, ne te cilën te nevojiten bastunë te qendrueshem, rrethohesh nga imbecile te painformuar.

      Per te kuptuar dhe njohur se kush janë ortaket e Dorian Duçkes, e ke shume kollaj. Duhet te pyesësh kunatën tende, zonjën Vjollca Hoxha (gruaja e baxhanakut rahmet paste qe ti nuk e njihje).

      Pyete zonjen Vjollca, ku shkoi Dorian Duçka pasi ajo i trokiti per ndihme me rekomandimin e familjes tende.

      Ne cilin shtet partner dhe aleat ai nderhyri dhe i siguroi vizen zonjes Hoxha.

  10. Te ik ky rrobqiri cifut bashke me are bachellen e Pusetave dhe e mbretereshen e festave Gay 99 Erionka Veqijaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *